Në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin, Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ndau shqetësimin për Spitalin e Kërçovës, që sipas informacioneve që i dha ministri, ka filluar të ndërtohet prej para 33 viteve e ende nuk po gjen përfundimin.
Ai theksoi se ka kërkuar ndihmë nga kolegët e tij në qeveri, që të mbledhin mjetet dhe ta ndërtojnë spitalin brenda një viti.
“Më besoni, ka një spital në Kërçovë që unë qëllimisht nuk e kam vizituar, por e kanë vizituar të gjithë. Ajo popullatë fisnike e asaj ane të Kërçovës, nuk i meriton ato kushte. Ai spital nuk i ngjan as një stalle e jo më spitali”, tha mes tjerash Fatmir Mexhiti./KlanMacedonia