Agron Hajredini nga Tetova e fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin në disiplinën e kërcim.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga Komuna e Tetovës, ku në mes tjerash shkruan:
“Urime atij dhe trajnerit Ifraim Luta për rezultatet e arritura deri më tani.
Hajredini përndryshe është i punësuar në Komunën tonë dhe e falënderojmë që na ka prezantuar denjësisht në garat nderkombëtare.
Suksese edhe në disiplinat tjera”, kanë shkruar nga Komuna e Tetovës.