Lajme

UEJL me 5 drejtime të reja studimore. Vazhdon edhe oferta e Bursave

Autori

Autori

Portali Tetova

April 26, 2023, 02:04

Senati i UEJL-së e miratoi konkursin për regjistrimin e studentëve në vitin e ri akademik- Risi pesë drejtime të reja studimore.

Në mbledhjen e radhës të Senatit të Universitetit të Evropës Juglindore, që u mbajt të martën (25 prill 2023), u miratua Konkursi për regjistrimin e studentëve në vitin e ri akademik 2023/2024.
UEJL në këtë vit akademik paraqitet me ofertë të begatshme të programeve studimore në gjashtë fakultetet ekzistuese në kuadër të Universitetit dhe atë në tre ciklet studimore me gjithsejtë: 29 programe studimore në ciklin e parë (Bachelor), 25 programe studimore në ciklin e dytë (Master) dhe 13 programe studimore në ciklin e tretë (PhD). Në vitin e ri akademik risi janë programet e reja studimore, si: Politeknikë, Dizajn i Brendshëm, Shkenca e të Dhënave, Edukim dhe drejtimi Psikologji.

Universiteti vazhdon të ruaj fleksibilitetin në përdorimin e gjuhëve dhe një sërë programesh studimore ofrohen paralelisht në të tre gjuhët zyrtare: në shqip, maqedonisht dhe anglisht.

Në kuadër të ofertës akademike, për vitin e ri akademik mjaftë atraktive është edhe oferta e bursave, ku të gjithë maturantët, të cilët në shkollën e mesme kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm (5.00), fitojnë bursë të plotë që mbulon 60%, të pagesës së shkollimit. Maturantët, të cilët në shkollën e mesme kanë arritur sukses prej 4.5 – 4.99, fitojnë bursë për mbulimin e pagesës së shkollimit prej 40%. Lehtësime financiare ka edhe për studentin e dytë dhe të tretë të familjes, që studiojnë njëkohësisht, të cilët fitojnë 15%, respektivisht 25%.

Mundësi shumë e mirë dhe unike e UEJL-së është programi “Puno dhe Studio”, ku studentët e angazhuar punojnë në shërbimet kryesore të Universitetit, kundrejt kompensimit financiar që u jepet për orët e angazhimit, i cili më pas minusohet nga pagesa e shkollimit.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA