Qeveria në largim LSDM dhe BDI po godet sërish xhepin e qytetarëve, thuhet në njoftimin e sotëm të OBRM-PDUKM-së.
Shporta e konsumit të qytetarëve është rritur për 1500 denarë vetëm për muajin mars dhe arrin në 59.000 denarë. Për të ushqyer një familje prej katër anëtarësh, atyre u nevojiten të paktën tre paga minimale. Nuk kanë jetuar kurrë më keq se tani me qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së, – thonë nga kjo parti.
Eiza Gonzalez duket magjepsëse me një fustan të bardhë në premierën e “The Ministry of …U tha se do të bëhet trajner i Man Utd, Southgate i përgjigjet spekulimeveNjë javë e mbarë për futbollin kosovar – paraqitje të shkëlqyera nga Kosova U19, U21 dh…Të paktën 40 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar – çfarë dihet deri më tani në sulm…Qeveria ndan mbi 250 mijë euro për procesin e votimit në veri më 21 prill
“Dimitar Kovaçevski me një apanazh prej 2500 eurosh nuk ndjen uri, por 600 mijë bashkëqytetarët tanë jetojnë me 150 denarë në ditë. Përderisa SDS-ja dhe BDI-ja gëzojnë privilegjet dhe komoditetet e detyrës, ata e kanë shkatërruar standardin e jetesës së qytetarëve. Gjithnjë e më shumë qytetarë jetojnë në kufijtë e ekzistencës. LSDM dhe BDI sollën vetëm mjerim dhe varfëri për 7 vjet. Prandaj duhen ndryshime”, thonë nga OBRM-PDUKM.