Këpucët 1800 euro, xhaketat 700000 dinarë (5,963 euro), tuta mbi 170 euro… Edhe pse ndoshta keni menduar se kështu nisin bloget e disa influencuesve për atë që kanë blerë në një qendër tregtare, e keni gabim.
Kjo është vetëm një listë e vogël e asaj që qytetarët dhe disa opozitarë serbë pretendojnë se ka veshur presidenti i tyre, Aleksandar Vuçiç. Presidenti “modest”, i cili fikte frigoriferin për të kursyer para, kështu që ngrohet me shishe të Coca-Cola Zero të mbushur me ujë, nuk mund të na tregojë sekretin se si mund t’i blejë të gjitha këto me një rrogë rreth 1400 euro.
Kështu shkruan media e pavarur serb, Nova.
“Këpucët e presidentit, të cilat sipas disa pretendimeve kushtojnë rreth 1800 euro, janë vetëm maja e ajsbergut të dollapit të Vuçiqit, i cili duket se ka gjithçka – këpucë të shtrenjta, xhaketa, xhup, tuta dhe ndoshta gjendet përgjigja e pyetjes si ta blesh me një pagë kaq modeste?”
Presidenti i Serbisë, sipas pretendimeve të tij, njihet si adhurues i modës, ndaj nuk është e rrallë ta shohësh me pulovra prej disa qindra eurosh, xhaketa dhe këpucë të shtrenjta. Të hënën, në konferencën për media, ku temë ishte marrëveshja me Kosovën dhe presioni ndaj Serbisë, Vuçiç u shfaq me këpucë që përdoruesit e rrjeteve sociale i gjetën menjëherë në një dyqan online dhe çmimi është një gjë e vogël, vetëm 1860 euro.