Maqedoni

Xhulian Shabani: Si e zhduka emisionin që kishte për qëllim të shantazhonte ish ushtarët e UÇK-së në 2007!

Autori

Autori

Portali Tetova

May 7, 2024, 08:05

Shkruan Xhulian Shabani

Të dashur shokë të facebook, sot dua të shpalos për herë të parë një pjesë të jetës sime profesionale.

Në vitin 2007, kur ishte
në pushtet PDSH-ja e Menduh Thaçit, së bashku me Gruevskin e Mijallkovin, unë isha i punësuar në Televizionin e Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe. Isha djalë i ri, artist në pamje e ku shpeshherë gënjeheshin nga dukja ime, duke menduar që nuk kuptoj nga intrigat famkeqe me prapavi denigruese për kombin tim.

U hartua një shantazh, në një emision nga servisi në gjuhën maqedone, me ndihmën e pushteti të atëhershem shqiptar, ku për qëllim kishin t’u montohen disa dokumente me qëllime të errëta dhe dashakeqe për ish- veprimatarët e UÇK-së, për të cilët prapa kamerave i dëgjoja, se si i kishin bërë shumë montazh fotoshopi, e që për qëllim e kishin të emetonin 1 orë para heshtjes parazgjedhore, që de fakto, atë emision mos të kenë mundësi ta replikojnë, ngaqe ishte heshtja që fillonte.

Ua dëgjova gjithë këtë intrigë mediatike me emision me qëllime vëlla-vrasëse. Pasi mbaroi ai emision, ndalova të konsultoheshs me të ndjerën, tetën Fatmira Çeliku, siç e quaja une. Pasi ia shpjegova qëllimet dhe tradhëtitë e pushtetit të PDSH – Gruevski, i thash që nuk do ta lejoj atë emision të emetohet.
Frika e tetës Fatmira, për jetën time, që më konsideronte sikur djalin e saj, pasi që në Shkup jetoja vetëm pa prindër, nga mosha e re, më këshilloi që mos të marr ndonjë vendim me asnjë kusht, pasi që jeta ime do të rrezikohej, sepse ishte skenar mirë i organizuar për vëllavrasje!
Atë ditë, e dija ku vendoset kaseta BETA e emisionit, shkova e mora, ia nxorra shiritin jasht dhe e bëra copë-copë. Pasi që isha i sigurt që nuk mundet të emetohet ai emision, famëkeq vendosa të shkoj në shtëpi, të shoh mos vallë të njejtën do ta emetojnë.
Ora 23:00 shoh që tëntohet të leshohet emision, por nuk munden ta emetojnë, ju bie emisioni i programit Dështon!

I gëzuar që nuk lash një shpifje, tradhëti dhe thikë t’i fusin ndokujt pas shpine, që edhe nuk e njihja personalisht, as që kisha interes personal por vetëm rrezik me përmasa të larta, unë u ndjeva më leht shpirtërisht për veprimin dhe qëndrimin tim
Të nesërmen në punë kur shkova ishte ndezur komplet gjendja në TVM, njerëz nga qeveria e atëhershme, persona nga ekipi akuzonin një person që dyshonin tek ai, se gjoja e ka bërë këtë akt, rrëmujë në koridor. Teta Fatmira vrapon nga unë edhe më thotë, ik se për atë punën tënde që ke bërë copë-copë eshte problemi, ik më shpejt nga këtu mos të pësosh.

Nuk munda të shoh një person tjetër familjar që mbante fëmijët e tij, e unë 26 vjeçar, të akuzohej ai, për një gjë që nuk e kishte bërë dhe me shumë mund u futa në mes të turmeës dhe piskata më fuqinë qe kisha që, UNË E KAM BËRË KËTË GJË! Njëherë nuk besonin, por më pas u bindën kur tregova arsyen time. U kapa nga të gjithë aty, tëntuan të më lëndojnë fizikisht, por Teta Fatmira, me dy persona më futën në ashensorin e televizionit dhe ika posht. U përjashtova nga puna, humba mundësinë që të marr pagat e 8 muajve të kaluara që kisha kontratat (në atë kohë në TVM vonohesin pagat dhe më pas me kontratat në mënyre juridike bëhej pagesa)
Unë atë kohë mbeta pa punë. Jetova shumë vështirë, si i vetëm nga Kumanova e jetoja në Shkup. Mbijetoja disi, por dritë në tunel assesi.

Fatmira Çeliku shpesh më degjonte, më dha librin e shkruar nga bashkëshorti i saj, Kalosh Çeliku, ku në tregimin që kishte dëgjuar për mua më dhuroi një libër me fragmentin e cilësimin “Kryevepra Botërore”, edhe pse nuk e kisha bërë për të njohur për opinion. Mirëpo sado pak më dha një fuqi, elan në ditët kur kërcënohesha në mënyra të ndryshme edhe pse tanimë ishin hakmarrë me humbjen e punës sime.

Tregimin tim, kur e dëgjoi pronari i televizionit A1, aso kohe, më ftoi që të jem pjesë e ekipit të tij, duke çmuar guximin tim, vullnetin dhe karakterin që kisha në profesion. Më angazhoi që të jem regjisor i emisionit që më pas u bë emisioni më i shikuar në vend me mbi 500k shikueshmëri “A1 exclusive” Jeta ime ndryshoi, por trauma ime nga pushteti i atëhershëm i Menduh Thaçit nuk harrohej.
Sot kur i shoh në një thes ata për të cilët sakrifikova dhe këta që bënin terrorin më kthen dhimbjen pas ca vitesh! Them a thua nuk mbeti një copëz fytyrë!? A thua erdhi koha që edhe vrasësi me viktimën të ulen në një sofër? Athua ka ndonjë defekt te ne që kemi sklerozën kolektive? A thua populli që nuk po vetëdijsohet kemi edhe ne faj? Sidoqoftë,
sot, reflektoj mbi sakrificat e mia dhe të atyre që bënë pjesë në jetën time gjatë atyre viteve dhe mendoj për nevojën e ndryshimit në skenën politike. Më 8 Maj, shfrytëzoni të drejtën tuaj dhe votoni për ndryshim, sepse vërtetë ia vlen! Nuk duhet të lejojmë që aktorët e filmave të horrorit të vazhdojnë të luajnë në skenën politike. Koalicioni i “Sindromës së Stokholmit është andej, dhunuesit dhe viktimat së bashku. Është koha për një fillim të ri. Le të bëjmë “empty” dhe të fillojmë nga e para!

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

445782520_1377354552900236_3843992667959613945_n
VIDEO/ Emocionuese, u grumbullua nga trajneri Sylvinho për Europianin, ja si e pret Daku lajmin
IMG_9189
Milevski publikoi listën për ndeshjet kundër Kroacisë dhe Çekisë
IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë

Më shumë nga kategoria

aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Ali Ahmeti
A do ta votojë Ali Ahmeti propozimin që Afrim Gashi të bëhet kryetar i Kuvendit? 
menduh-thaci-1
A do ta votojë Afrim Gashin për kryetar Kuvendi? Flet Menduh Thaçi
afrimii-696x451
Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës, pasi do ta udhëheq Kuvendin e RMV-së
445782520_1377354552900236_3843992667959613945_n
VIDEO/ Emocionuese, u grumbullua nga trajneri Sylvinho për Europianin, ja si e pret Daku lajmin
ARII-696x387
Çmimi i lartë i arit ka ulur kërkesën për blerje
IMG_9381
Nesër seanca konstituive, me shumë gjasa Afrim Gashi kryeparlamentar

DIASPORA