Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri këmbëngul se vendosja e tabelës në Bllacë, pa mbishkrim në gjuhën shqipe është vepër e qeverisjes së kaluar dhe ish drejtuesve të Ndërmarrjes Publike, “Rrugët shtetërore” dhe ndërmarrjeve tjera të përfshira. Në një intervistë për televizionin Alsat, ajo tha se tabelat ishin porositur paraprakisht, ndërsa publikoi edhe dokumente sipas të cilave, siç thotë ajo del në pah se të gjitha porositë janë bërë vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze. Zekolli u zotua se çështja do të zgjidhet dhe tabelat e reja do të kenë mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe. Ajo foli edhe për abuzimet që janë bërë në projektin Shkup-Bllacë.
“Sinjalistika e porositur, sipas projektit, është vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, aty nuk përfshihet gjuha shqipe. Dhe unë e kam një dëshmi para meje, që del nga vetë projekti dhe ndoshta nuk e di sa shihet për të gjithë qytetarë, këtu jemi gjithçka vetëm në gjuhën maqedone dhe në gjuhën angleze…
Ju insistoni se këtë porosi e ka bërë ish drejtuesi, e ka bërë Ejup Rrustemi?
-Absolutisht është bërë nga ish drejtuesit e ndërmarrjes publike ‘Rrugët shtetërore”. U fol edhe për abuzime përgjatë trasesë së rrugës për në Bllacë, se ish funksionarë, madje, të BDI-së që kanë blerë prona për të bërë mallverzime, deri ku shkojnë këto keqpërdorime, abuzime dhe për kënd bëhet fjalë?