Vetëm për një ditë në Tetovë 6 qytetarë janë kafshuar nga qentë endacak, tregon raporti i sotëm i SPB, përcjell TV21.
Që nga fillimi i vitit, pra për rreth 75 ditë, kanë ndodhur 28 kafshime, prej të cilave 22 në qytet, ndërsa 6 në rrethinë. I pyetur rreth kësaj problematike, kryetari i Komunës, Bilall Kasami, tha se tenderi për trajtimin e qenve endacakë është në procedurë dhe se do të hapet shumë shpejt. Premtoi se brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti tenderimi do të përfundojë.
“Janë procedura administrative që paraqiten pengesa gjatë publikimit të tenderit, do të interesohem edhe një herë se ku janë ato probleme që sa më shpejtë të shpallet tenderi. Unë besoj se shpejt do të ketë zgjidhje, por nuk varet vetëm nga komuna por janë por bëhen në koordinim me byronë për furnizime publike”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.