Lajme

Kryesia e re e ASH-së akoma nuk ka caktuar ekipin negociues për bisedime për kyqje në Qeveri

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 23, 2023, 09:01

Aleanca për Shqiptarët akoma nuk i ka caktuar anëtarët e ekipit negociues për përfshirjen ose jo të partisë në Qeveri. Ekipi pret konstituimin e kryesisë së re.

“Tani pritet konstituimi i Kryesisë Qendrore dhe nga aty edhe do të marrin rrjedhë gjërat. Për Qeveri do të bisedohet fillimisht me kryeministrin si bartës i mandatit dhe për gjegjës i shumicës parlamentare”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Kuvendi Qendror i ASH-së autorizoi kryesinë e partisë që të formon ekip i cili do të negocion për hyrje ose jo në Qeveri. Në negociata mund të përfshihen edhe vet kreu i partisë, Arben Taravari, nënkryetarët dhe sekretarët. Megjithëse ASH-ja vendosi të negocion, Taravari ditë më parë deklaroi se nëse hyrja e subjektit tij nuk arrij 80 vota të nevojshme për hapjen e kushtetutën, nuk ia vlen angazhimi si pjesë e shumicës.

“Personalisht mendoj se nëse nuk ka numër 80 nuk ja vlen të zgjerohet Qeveria. Por them se ka gjëra të cilat mund të ndihmojnë edhe duke u zgjeruar Qeveria. Mendoj se para anëtarëve të Kuvendit do t’i shpalosi të gjitha faktet dhe argumentet të cilat i kam, ta bisedojmë, ta diskutojmë dhe ta vendosim bashkë”, u shpreh Arben Taravari, Kryetar i ASH-së.

 

Aktualisht shumica parlamentare numëron 64 vota, përfshi edhe mbështetjen e luhatur të grupit të zjarrit brenda BDI-së dhe deputetëve të pavarur. Hyrja e ASH-së do të zgjeronte shumicën në 72 vota, numër ky i cili është për 10 për qind më i vogël nga shumica e nevojshme për ndryshimet kushtetuese, përkatësisht 80 vota.

Ndonëse të gjitha partitë e shumicës kanë deklaruar se për ndryshimet kushtetuese nuk diskutohet mbështetja e tyre, Alternativa dhe partitë më të vogla brenda koalicionit me LSDM-në janë deklaruar kundër hyrjes së mundshme të ASH-së në Qeveri.

Hyrja e ASH-së duke prekur marrëveshjen Zaev-Gashi do të reflektonte që përveç Alternativës, shumica të rrezikon edhe mbështetjen nga 8 deputetët e partive të vogla të cilat gëzojnë vetëm një ministri, atë të Pushtetit Lokal.

 

Në këtë rast shumica do të rrezikonte humbjen e 11 deputetëve, pa mos përfshi këtu dy deputetët e grupit të zjarrit brenda BDI-së dhe dy deputetët e pavarur Skender Rexhepi dhe Kastriot Rexhepi./Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_8996
Pronari i “Ritron Copy” është arrestuar për tenderët për televizorë në Lotarinë Shtetërore
IMG_8989
Bexheti: Mbi 4,3 miliardë denarë janë paguar për fermerët në 6 muajt e fundit
IMG_8987
Një tjetër person është ndaluar në lidhje me rastin “Lotaria”
IMG_8977
OEMVP: Paga minimale të rritet në 500 euro dhe kontributet të ulen
IMG_8976
A e dinit se besimi te Babagjyshi i vitit të ri nuk i bën fëmijët më të mirë, por i dëmton ata!
IMG_8967
Limani: Buxheti i Gostivarit do të arrijë 27 milion euro, buxheti më i madh se asnjëherë më parë