ASH i reagon VMRO-së: Jeni fajtorë për shpërnguljen e 700 mijë qytetarëve

Autori

Autori

Portali Tetova

January 29, 2023, 04:01

Aleanca për Shqiptarët ka ashpëruar retorikën e saj kundrejt VMRO DPMNE-së, pasi nënkryetari i kësaj partie, Aleksandar Nikolloski, akuzoi sot liderin e ASH-së se nuk po futet në qeveri për ndryshimet kushtetuese.

Sipas VMRO-së, numrat për ndryshime të tilla nuk ekzistojnë, por Taravari do të hyjë në qeveri për kalkulime matematikore ose për shantazhe që i bëhen.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Aleancës për Shqiptarët ku akuzojnë Nikolloskin se partinë e tyre e udhëheq akoma Gruevski dhe se ata janë faktor destabilizues për vendin dhe fajtorë të shpërnguljes së 700 mijë personave nga vendi.

“Nikollovskit dhe të tjerëve si ai u bëjmë thirrje të kthjellen dhe të reflektojnë, sepse lideri i opozitës maqedonase sipas sondazheve të organizatës IRI është Nikolla Gruevski.

Kjo ndodh me meritë të partisë së pareformuar në ideologji dhe menaxhmentin kadrovik të saj dhe kjo është turp për skenën politike maqedonase.
Ju jeni bashkëfajtor për izolimin e vendit për 10 vite duke bërë këtë vend të pajetueshëm dhe duke shpërngulur mbi 700.000 njerëz nga vendi.

Retorika e juaj per fat të mirë ka shkuar në azil dhe me këtë qasje ju mbeteni një faktor destabilizues për Maqedonië e Veriut. Mos e ushqeni qytetarin maqedonas me poezi, por kërkoni ndihmë për të dalur nga balta në të cilën u ka zhytur Levica.”- thuhet në kumtesën e ASH-së.

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
aksident-2-1
Aksident në Kërçovë, 5 të lënduar
D35038FC-FFE2-482F-BE63-BF67FB634B5F-696x419
Micotakis për ERT: Do të krijoni probleme – RMV është edhe për përdorim të brendshëm!
ora-rryma-evn-struja.jpeg
Arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut, i dënuar për vjedhje të rrymës elektrike
Screenshot_20240518_113230_Chrome
Koxhaxhiku: Do ta udhëheq seancën konstituive
IMG_3698
Ekskluzive: Krerët e VLEN-it sot takohen me Albin Kurtin në Prishtinë
policia-mk-780x439-1-696x392
I punësuari në MPB – Shkup kapet me ryshfet prej 12.500 eurove

DIASPORA