Lajme

Zgjerimi i Qeverisë: Kovaçevski u takua me Gashin

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 8, 2023, 03:02

Dimitar Kovaçevski ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi të cilin e ka informuar për negociatat për hyrjen e ASH-së në Qeveri. Qeveria pret përgjigjën e Alternativës që të publikojë detaje zgjerimin e Qeverisë dhe për ndryshimet e reja kadrovike, raporton Klan M.

Nga Alternativa nuk kanë dhënë përgjigje për të komentuar këtë takim, por paraprakisht sot gjatë ditës, nënkryetari i Alternativës, Bekim Sali nuk komentoi se cili do të jetë pozicioni i Alternativës, në rast se arrihet marrëveshje për zgjerimin e koalicionit.

“Nuk kemi ende ndonjë ofertë konkrete nga partnerët tanë qeveritarë dhe deri më tani nuk kemi pasur asnjë komunikim me përfaqësuesit e ASH-së në lidhje me interesin e tyre për t’u bërë pjesë e shumicës parlamentare.

Kështu që, mbetet në të ardhmen të kemi komunikim dhe të shohim se cilat do të jenë pozicionet e tyre dhe tonat në qeverinë e ardhshme, nëse eventualisht vendosim për të qenë edhe më tutje. Për arsye se, nuk kemi asgjë konkrete në tavolinë, nuk mund të komentojë” – tha Bekim Sali.

 

Ndërkohë, kryeministri Kovaçevski dje deklaroi se, Alterntiva është partner i rëndësishëm i Qeverisë dhe pret rezultat pozitiv nga takimi.

Në rast se arrihet marrëveshje finale, Aleanca për Shqiptarë do të drejtojë me tre ministri, atë të Shëndetësisë, Drejtësisë dhe një ministri tjetër. Ndërkaq, në mesin e drejtorive që do të udhëheqin janë edhe DAP-i, Policia Financiare dhe Dogana.

Nga ana tjetër, lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski duke komentuar përbërjen e re eventuale qeveritare, tha se për dhjetë muaj sa kanë mbetur deri në zgjedhjet e ardhshme të rregullta, nuk pret që të ndryshojë diçka por, përkundrazi Mickoski vlerëson se, gjërat do të përkeqësohen. /KlanMacedonia/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_3788
Komisioni për Politikë Sociale mbetet i bllokuar, Fronti nuk ka ndërmend të propozoj emër të ri
VLEN-1-780x439-1-696x392
VLEN: Fillon procedura për financimin e projekteve kapitale në komuna, janë ndarë 15 miliardë denarë
IMG_3773
Arrestohet një ish funksionar i Qeverisë së Maqedonisë nën dyshime për tenderë
Kufiri Jazhincë
Ndalohet nga policia në kufirin e Jazhincës 40-vjeçarja nga Afrika e Jugut
IMG_3772
“Keqpërdorime gjatë importit të automjeteve në Maqedoni”, Drejtoria e Doganave me kallëzime penale ndaj 9 personave
IMG_3770
Administrata Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën