Familja e mjekëve Vela është një nga familjet që ndër vite ka kontribuar në shëndetin e tetovarëve dhe popullatës shqiptare.
Por kush janë familja e mjekëve Vela?
Në familjen e Vela që për ne njihen nga Rifat Vela i cili lindi në fshatin Gajre dhe ishte baba i tre 4 fëmijve, 3 djemve dhe një vajze.
Rifat Vela ishte kryetari i parë shqiptarë i komunës së Tetovës.
Fëmijët e Rifat Velës, u shkolluan e arsimuan në Prishtinë dhe tre nga ta u bënë mjek ndërsa njëri jurist.
Fëmija i madh i Rifat Velës, Doktor Aliberi ishte gjinekologu i parë shqiptarë që ndër vitet më të vështira ju shërbeu shqiptarëve, ndërsa fëmija i dytë i Rifat Velës, profesori Agim Vela, është profesor universitar dhe njihet si baba i anatomisë në trojet shqiptare ishte Rektor i Universitetit të Tetovës.
Vajza e familjes Vela, Fitnete Vela, është pediatre në penzion po ashtu është një mjeke e ka dëshmuar se është në shërbim të popullatës dhe sidomos ka dhënë kontributin e saj para, gjatë dhe pas lu ftës në Kosovë
Doktor Aliberi është babai i mjekëve të njohur në Maqedoni, stomatologut Pëllumb Vela dhe kirurgut Ilir Vela të cilët po ashtu ka vite që me ndershëri e përkushtim ju shërbejnë qytetarëve në vendin tonë sidhe i Fatmir Velës. magjister i shkencave kompjuterike
Profesori Agim Vela është baba i tre fëmijve, 2 mjekëve dhe një diplomati, djali i madh i profesorit Agim Vela, Driton Vela është shpallur dy herë shkencëtarë i vitit ndërsa Blerim Vela është shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ndërsa ka qenë diplomat në institucione ndërkombëtare.
Ndërsa Njomza Llullaku është prorektore ne UP dhe është bija e pediatres së njohur në Kosovë, Fitnete Vela.