Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Top Tellma” tha se asociacionin të cilin ai e propozon do të miratohej në bazë të kushtetues dhe ligjit për vetëqeverisje lokale.
Ai tha se e kupton që LSDM dhe VMRO-DPMNE janë kundër këtij propozimi, por nuk e kupton se pse BDI dhe partitë tjera janë kundër.
“Serbët janë në Kosovë 4 deri në 5 për qind, ndërsa shteti është definuar si shtet i qytetarëve të Kosovës, pra nuk është sikurse tek ne një hierarki populli maqedonas si dhe bashkësitë, ndërsa sipas konventave bashkësitë llogariten si minoritet. Puna tjetër, kushtetua tjetër e vendos në nivel të njëjtë gjuhën shqipe dhe serbe, në Kushtetutën tonë përdorët një eufemizëm i tërë në mënyrë që të mos përmendet fjala gjuha shqipe. Dhe përkundër këtij korpusi i të drejtave për serbët, ata insistojmë edhe për asociacion të komunave me shumicë serbe. Tani, nëse në Shkup përmendet sintagma komuna shqiptar, kjo krijon nervozë. Unë i kuptojë edhe LSDM dhe VMRO por unë çuditem me partitë shqiptare që ata kanë frikë. Kjo është për të ardhur keq. Çfarë i pengojnë komunat shqiptare partive shqiptare”, u shpreh Ibrahimi.