Lajme

Të fala nga Tetova

March 1, 2023, 03:03

(Të fala për tregtarët)
Shkruan/Urim Hasipi

Të fala nga Tetova, nga qyteti ku tregtarët ditën e premte mbyllin bizneset e tyre.Shumë mirë në aspektin njerëzor e fetar.Por, a janë kaq të devotshëm këta tregtarë në raport me klientelën e tyre.Këta tregtarë e blejnë në Turqi një pallto për 20 euro e ta shesin për 100 euro.Këta tregtarë sa dalin nga Xhamia shesin një palë xhinse 1800 denarë (jo origjinal) apo rreth 30 euro,kurse në Turqi i blejnë për 5 ose 7 euro duke përfshirë edhe transportin. Të fala nga qyteti ku një hamburger kushton 140 denarë, gullashi 4 euro kurse për bërjen e tij nuk ka harxhime as 1 euro.Të fala nga qyteti ku bureku kushton 70 denarë, e doneri afër 200 denarë. Të fala nga ky vend ku piskama e tregtarëve është e madhe se rryma u shtrenjtua, nafta u shtrenjtua dhe kur çmimet e këtyre u stabilizuan tregtarët nuk i liruan çmimet.

Pra,të fala nga qyteti i vjedhjes klasike në kurriz të qytetarëve.Të fala nga qyteti ku populli i thjeshtë hesht dhe nuk bën zë,e piskama në kup të qiellit u shkon biznesmenëve milionerë.Këta tregtarë në qytetin tonë ku Coca Cola ka çmim të limituar për shitje, të njejtën ta shesin ma shtrenjtë dhe askush nuk gjobitet, diku 60 denarë, diku 80 denarë.

Të fala nga Tetova, ku tregtarët ankohen tërë kohës e vozisin vetura të shtrenjt e puntorët të zhytur në kredi.
Të fala nga Tetova ku tregtarët shkojnë 4 herë brenda vitit në pushime, kurse puntorët mezi marrin 15 ditë pushim gjatë tërë vitit, që është një praktikë e tregtarëve shqiptarë duke thyer në mënyrën më të keqe të drejtat e puntorëve.Këta tregtarë nuk rrisin çmimin sipas normave ekonomike por rrisin reketin ndaj klientëve të gjorë..

Në këtë qytet, ku nuk ka asgjë që mund të lidhet me turizmin, kurse Pizza shitet 5 euro e më lartë. Të fala nga qyteti ku e drejta e konsumatorëve shkilet çdo ditë dhe askush nuk mban përgjegjësi.Të fala nga qyteti ku gjysma e tregtarëve nuk japin kupon tatimorë dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre pa frikë në të zezë.Të fala nga qyteti ku inspektorët gjobisin tregtarët që janë të regjistruar dhe lejojnë të funksionojnë biznese ilegale.Të fala nga qyteti ku mund të blejsh mish (nëse e ke sjellë gjendjen për të blerë) dhe nuk e dish prejardhjen e tij.

Të fala nga qyteti ku regullat dhe ligjet i bëjnë ata që japin mito(zeqatin) atje ku duhet, e dënimet i marrin ata të ndershmit.Të fala nga qyteti ku ka më shumë shefa se sa puntorë, ku ka më shumë lokale se sa fabrika dhe ku ka ma shumë kaos se rregull. Të fala nga Tetova, ku në ditë feste, qyteti është i stërmbushur me makina e njerëz, me biznese të hapura, me gjallëri të paparë. Të fala, nga ky vend ku netëve të uikendit nuk ka gjallëri dhe mbyllen të gjithë në shtëpi.

Shkrimet (Të fala nga Tetova) janë qëndrime personale të autorit.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_9836
Mjegulla “paralizoi” Aeroportin e Shkupit! Aeroplanët rrotulloheshin mbi Shkup, disa riorientohen në shtetet fqinje
IMG_9832
Vdiq ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Anton Berisha
IMG_9827
Bashar al-Assad është helmuar?
IMG_9821
Prej nesër mot me shi dhe borë në Maqedoni
IMG_9819
Humbi jetën mërgimtarja 24 vjeçare, kishte ardhur për pushime në vendlindje
IMG_9808
Presidentja Gordana Sijanoska-Davkova fali shtatë të burgosur, ja kush janë