“Ne i kemi shërbyer dhe i shërbejmë Ali Ahmeti për 20 vjet. Ne kemi komunikim, por nuk merremi vesh. Problemi është se ne nuk kemi hasmëri, por kemi dallime politike”.
Kështu u shpreh Izet Mexhiti nga Grupi i zjarrit teksa u përgjigj se a janë për unitet me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.
Megjithatë, tregoi se ku qëndron problemi se nuk po ndodh ky unitet përskaj thirrjeve të vazhdueshme.
“Ne nuk jemi si Artani që ditën shtron dorën e pajtimit, kurse në mbrëmje shkarkon ata që mendojnë ndryshe ose që nuk pajtohen me zotëri Grubin”, tha Mexhiti nga Tetova.
Ai deklaroi se që të zgjidhet problemi brenda BDI-së, duhet të largohet Artan Grubi.
Pas kësaj, Mexhiti thotë se zgjidhja mund të bëhet për dy minuta nga lideri i BDI-së.