Besimtarët myslimanë po e shënojnë muajin e madhërishëm të Ramazanit.
E me këtë rast, Egjipti ka ndërtuar një xhami të re, në kryeqytetin e ri administrativ.
Por, kjo iniciativë është kritikuar për kostot e mëdha.
Qeveria egjiptiane ka ndërtuar një qytet të ri në shkretëtirë, në përpjekje për t’i larguar njerëzit nga Kajroja e mbipopulluar.
Ndërtimi i kësaj xhamie, vjen në kohë kur ky vend po lufton me inflacionin, ku vetëm gjatë marsit ka shkuar mbi 30 për qind.
Sipas BBC-së, kryeqyteti i ri administrativ i Egjiptit është ndërtuar 45 kilometra në lindje të Kajros.
Qendra e saj e re Kulturore Islame përfshijnë Xhaminë e Madhe, e cila mbulon më shumë se 19, mijë metra katrorë dhe është planifikuar që t’i zë 107 mijë besimtarë.
Kostoja e ndërtimit të xhamisë kap shifren e 25 milionë dollarëve apo mbi 22 milionë euro.
Xhamia ka thyer disa rekorde.
Ajo ka më të lartë në botë, me lartësi 16.6 metra dhe të punuar me dorë nga llojet më të mira të drurit.
Rekordi tjetër është për llambadarin kryesor të xhamisë, e cila është më e rënda në botë me peshë 24 mijë e 300 kilogramë dhe më e madhja, me një diametër prej 22 metrash që përfshijnë katër nivele.
Ceremonia e hapjes u ndoq nga presidenti Abdul Fattah al-Sisi, me mediat shtetërore që e përshkruan atë si “madhështi” e Egjiptit.