Në Tetovë, 40 rrugë janë njëkahëshe nga muaji i ardhshëm pritet që të fillojë zbatimi në praktikë

May 26, 2023, 03:05

Nga Sektori për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës kanë thënë se me shpalljen e këtyre rrugëve njëkahëshe, dukshëm do të shkarkohet regjimi i zhvillimit të komunikacionit në ato rrugë, pasi që bëhet fjalë për rrugë të ngushta problem shtesë paraqet edhe parkimi para lokaleve dhe shtëpive i veturave

Muajin e ardhshëm pritet që të fillojë në praktikë zbatimi i vendimit të këshillit të komunës për rrugët e reja njëkahëshe në Tetovë. Vendimi më i ri ishte sjellur më 31 mars të këtij viti në seancë të këshillit të komunës së Tetovës. Në atë seancë u vendos që katër rrugë në Tetovë të jenë njëkahëshe. Deri më tani ka patur 36 rrugë që kanë qenë njëkahëshe, ndërsa me këta katër rrugë të reja, në Tetovë zyrtarisht do të ketë 40 rrugë ku vozitësit kanë të drejtë të lëvizin në një drejtim. Paraprakisht, Sektori për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës kishte dërguar kërkesë deri tek Sektori për Punë të Brendshme që këta rrugë të jenë njëkahëshe me çka kishte marrë përgjigje pozitive dhe tashmë pritet muaji qershor kur edhe do të fillojë implementimi i këtij vendimi.

Ndryshimet në regjimin e komunikacionit të rrugëve nga nenin 1 i këtij vendimi si rrugë njëkahëshe do të jenë të karakterit të përkohshëm, deri në realizimin e planeve detale urbanistike në ato rrugë, thuhet në propozim vendimin e miratuar në seancën e këshillit të komunës së Tetovës. “Në këshillin e komunës së Tetovës muajin e kaluar e kemi miratuar vendimin për rrugët njëkahëshe dhe nga Sektori për Veprimtari Publike na kanë informuar që kontrata me kompaninë është nënshkruar dhe pritet që në fillim të muajit qershor të fillojë vendosja e shenjave adekuate informuese në këto rrugë. Me këtë presim që të fillojë zbatimi në praktikë i këtij vendimi”, tha Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.

Nga Sektori për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës kanë thënë se me shpalljen e këtyre rrugëve njëkahëshe, dukshëm do të shkarkohet regjimi i zhvillimit të komunikacionit në ato rrugë, pasi që bëhet fjalë për rrugë të ngushta problem shtesë paraqet edhe parkimi para lokaleve dhe shtëpive i veturave. Nga ana tjetër edhe pse tashmë me vendim të këshillit janë shpallur shumë rrugë njëkahëshe, megjithatë në praktikë këta vendime shumë pak zbatohen nga ana e drejtuesve të automjeteve. Nga ana e Sektorit për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës kanë apeluar deri tek vozitësit që të respektojnë këta vendime me qëllim që të ketë zhvillim normal të komunikacionit. Gjatë vitit të kaluar, disa banorë kishin kërkuar që rrugë njëkahëshe të shpallet pjesa nga Shkolla Shtetërore e Muzikës e deri tek ish Biblioteka e Tetovës, pasi që në këtë pjesë ndodhet edhe shkolla fillore Goce Dellçev dhe rrezikohej siguria e fëmijëve të tyre gjatë udhëtimit për në shkollë dhe anasjelltas.

Tv Koha

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
azizi
Azizi i Besës: Tani që ju është harxhuar karburanti, flasin për të kuqen
vlen-
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
Bereqeti-Vetura
30 vite kontriboi për kompaninë, pronari i kompanisë "Bereqeti" i ndan veturë dhuratë për ditëlindje
IMG_8972
Albin Kurti takoi liderët e koalicionit VLEN: Është hera e parë që opozita shqiptare arrin mbi 100.000 vota
IMG_8965
Qytetarët ankohen për shtrenjtimet, paga mesatare nuk i mbulon shpenzimet
IMG_8964
Ali Ahmeti: Ne nuk duhet të hapim front me Greqinë dhe Bullgarinë, as front mes shqiptarëve dhe maqedonasve

DIASPORA