Kosove

Kur ta ktheva Kosovë shpinën

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

June 14, 2023, 07:06

Osman Stafa
Edi Rama s’ka për t’ia falur kurrë Albin Kurtit që i dogji planin e Open Ballkan. Dhe duke e parë Kurtin si një rrezik pan shqiptar, po e sulmon atë në një moment delikat. Po sulmohet në një kohë kur Kosova kërkon të zbatojë kushtetutën në territorin e saj. Është e drejta e këtij shteti të bëj diçka të tillë përballë tentativave të Beogradit dhe Vuçiçit për të destabilizuar veriun e Mitrovicës.
Unë isha në atë vend, pashë nga afër çfarë ndodh. Atje nuk bëhej fjalë për të drejta pakicash, atje ushqehej ideja e shkëputjesh së atyre territoreve nga Kosova. Çfarë vlere ka të kesh një territor të vendit tënd dhe ti si shtet nuk mund të hysh aty me ligj dhe me institucione? Çfarë emri ka kjo?
Duhet ta pranojmë!
Ndërkombëtarët nuk kanë interes vendosje të drejtësisë asnjëherë. Kanë në interes vetëm stabilitetin rajonal. Ç’u bëhet vonë atyre për ca territore të Kosovës? Po Kosovës i intereson që ç’ke me të ama. Ndërkombëtarët nuk e duan një konflikt në Ballkan, kur një konflikt po ndodh në Ukrainë.
Po ashtu ndërkombëtarët nuk e duan një Serbi krah Rusinë (edhe pse është), por kërkojnë ta mbajnë drejt Europës.
SHBA e quan Kurtin partner, edhe pse të vështirë, por nuk bën fjalë që ai të shpallet non-grata siç raportuan mediat në Tiranë.
Edhe pse Albin Kurti prezantoi planin me 5 pika për të zgjidhur situatën, Kryeministri Rama vazhdon hakmarrjen e tij, sulmin ndaj Kurtit që i bëhet në fakt Kosovës dhe nisi sot sanksionet. Anulon mbledhjen e dy qeverive. Ne nuk jemi një shtet asnjëanës në këtë histori, pasi ata që jetojnë andej kufirit janë shqiptarë. Janë NE.
Dhe tentativa e Ramës për t’iu imponuar Kosovës është e shëmtuar, dëmtuese dhe tinxare. Rama për hir të axhendave të tij po dëmton sot Kosovën.
Kosova dhe shteti i saj është mjaftueshëm i pjekur për t’u marrë me situatën. Nëse shteti shqiptar nuk mbështet interesat e Kosovës, atëherë më mirë mos të flasë.
Sa për Tiranën zyrtare. Sa e sinqertë është meraku për Kosovën kur nuk lëshon zë për Çamërinë? Pse ka frikë Kryeministri shqiptar t’ja thotë këtë Athinës zyrtare?
A i mbron siç e thotë kushtetuta dhe si po i mbron shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Luginën e Preshevës?
Qeveria shqiptare dhe Kryeministri Rama po luan pisët me Kosovën dhe kjo po bëhët vetëm për inat të Kurtit dhe hakmarrje personale.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_9018
Kasami paralajmëron formimin e policisë komunale: Do të kontribuojë në ruajtjen e rendit publik
IMG_9009
Kërçovarët në Zvicër synojnë rekordin Guinness me burekun më të madh në botë
IMG_9006
Kosovari kapet duke vjedhur në një shtëpi në Shkup, arrestohet nga policia
IMG_8996
Pronari i “Ritron Copy” është arrestuar për tenderët për televizorë në Lotarinë Shtetërore
IMG_8989
Bexheti: Mbi 4,3 miliardë denarë janë paguar për fermerët në 6 muajt e fundit
IMG_8987
Një tjetër person është ndaluar në lidhje me rastin “Lotaria”