Lajme

Lëvizja BESA: Edhe Maqedonia të heqë dorë nga “Open Ballkani”

Autori

Autori

Portali Tetova

July 3, 2023, 02:07

Lëvizja BESA ka përshëndetur qëndrimin e fundit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama mbi Ballkanin e Hapur. Ata kërkojnë që edhe qeveria e Maqedonisë së Veriut të heq dorë nga kjo ide dhe të përkushtohet në Procesin e Berlinit.

“Lëvizja BESA gjatë tërë kohës ka theksuar se Procesi i Berlinit ka qenë dhe mbetet angazhimi kryesor i vendeve të Ballkanit Perëndimor si një instrument për të çuar përpara demokratizimin dhe zhvillimin e rajonit.
Lëvizja BESA e përshëndet qëndrimin e fundit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama mbi Ballkanin e Hapur, si një moment të ri që rajoni t’i kthehet Procesit të Berlinit, si një proces i garantuar dhe i qëndrueshëm i integrimit. Kërkojmë që të njëjtën gjë ta bëjë edhe qeveria e Maqedonisë së Veriut, pra, të përkushtohet në Procesin e Berlinit dhe të heq dorë nga ideja e deplasuar tashmë e Ballkanit të Hapur.

Lëvizja BESA, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe kudo që janë kërkojnë që kryeministri shqiptar të qëndrojë përkrah Kosovës kundër ofensivës serbe dhe ekspansionit sllav në Ballkan, sidomos në këto momente dramatike për integritetin dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Ne nuk përkrahim asnjë lloj zgjidhje që është e papranueshme për popullin e Kosovës dhe që është në kundërshtim me vullnetin politik dhe demokratik të popullit të Kosovës.

Duke marrë parasysh situatën në të cilën gjendet Kosova në gjithë kontekstin rajonal, Lëvizja BESA kërkon që shqiptarët të flasin të gjithë me një zë bashkë me Kosovën. Vlersojmë se sanksionet duhet t’i drejtohen Sërbisë si shtet gjenocidal në Ballkan dhe që në vazhdimësi ka tendenca ekspansioniste kundrejt popujve tjerë”, thonë nga Lëvizja BESA.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd

Më shumë nga kategoria

IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2386
Maqedonia sot kërkon fitore tjetër, përballet me Armeninë në Jerevan
IMG_2337
Trajneri i Serbisë tregon se çka bisedoi me Xhakën pas ndeshjes
IMG_2913
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Gixhari e Zeka drejt Prishtinës për Big Brother VIP
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2908
Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike
IMG_2905
Policia në kërkim të Stresit, reperi: Jam në këtë vend!
IMG_2904
Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore
IMG_2901
Dosja e Prokurorisë: I akuzuari i dha Afrim Muçiqit borxh me fajde në shumën 70 mijë euro

DIASPORA