Lajme

Puna online, profesionistët nga Maqedonia dhe Shqipëria marrin pagat më të ulëta në rajon

Autori

Autori

Portali Tetova

July 4, 2023, 07:07

Punësimi i profesionistëve në platformat online mori përhapje të shpejtë në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor pas pandemisë Covid-19.

Të dhënat nga platforma Gigmetar, që mat tregun e punësimit online në Ballkanin Perëndimor tregojnë se, profesionistët dixhitalë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, punojnë kundrejt pagesave më të ulëta se punonjësit e tjerë në Rajon.

Sipas grafikut të mëposhtëm punonjësit meshkuj nga Maqedonia e Veriut paguhen mesatarisht 18.6 USD për ore pune dhe femrat 14.3 dollarë për orë. Në Shqipëri punonjësit meshkuj online paguhen mesatarisht 20.9 USD për orë pune dhe femrat 13.9 USD. Femrat shqiptare të punësuara online paguhen më pak në Rajon.

Pagat më të larta për orë pune online i ka Mali i Zi ku meshkujt marrin më shumë se 32 dollarë për orë.

Të dhënat tregojnë se puna online dominohet nga meshkujt. Nga 10 punonjës online në Ballkan më shumë se 6 janë meshkuj. Bullgaria, Hungaria dhe Serbia shfaqën më shumë ekuilibër më 2022.

Ndarja gjinore ishte më e fortë në Bosnje-Hercegovinë, ku meshkujt përbënin tre të katërtat e të gjithë punonjësve online.

Pagesa mesatare për orë vazhdoi prirjen e saj (modeste) rritëse me 1.6 për qind në tetor 2022 në krahasim me majin 2022. Ashtu si në matjen e majit, pagesat më të mira u ofruan nga vendet anëtare të Bashkimit Europian. Pas Malit të Zi, Kroacia kishte pagesat më të mira për orë pune online, e ndjekur nga Rumania, Hungaria dhe Bullgaria.

Grupi i punonjësve online në Maqedoni mbeti më konkurrenti, pasi çmimet e kërkuara ishin 63.1 për qind të tarifës mesatare për orë që u kërkuan nga punonjësit kroatë ose 80.2 për qind të mesatares rajonale. Shqipëria, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin gjithashtu nën mesataren e rajonit (prej 21.03 USD).

Matjet e tetorit 2022 treguan se në Shqipëri, shumica e grave nga kampioni ishin aktive në zhvillimin e softuerëve dhe teknologjisë; në Bosnje-Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Maqedoni e Veriut dhe Serbi ishin shumicë në shërbimet kreative dhe multimediale; dhe në Hungari dhe Rumani profesioni i tyre kryesor ishte shkrimi dhe përkthimi.

E njëjta tendencë është edhe për burrat. Ashtu si me gratë, në Shqipëri profesioni më i zakonshëm për meshkujt ishte zhvillimi i softuerit dhe teknologjia.

Kjo tendencë ishte gjithashtu e vlefshme për meshkujt në Bullgari, Mal të Zi, Kroaci, Hungari dhe Rumani. Shumica e meshkujve zgjodhën shërbimet krijuese dhe multimediale në Bosnje-Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Në Shqipëri kishte shumë pak meshkuj të angazhuar me shkrim dhe përkthim. /MONITOR

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
Distria-Krasniqi-1
Distria fantastike, fluturon në finale të “Paris 2024”
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA