Lajme

AlternAtivA: BDI-ja t’i largojë duart e pista nga gjyqësori! Alo Taravari, a dëgjohemi?

Autori

Autori

Portali Tetova

July 5, 2023, 11:07

“Bashkimi Demokratik për Integrim duhet t’i largojë duart e pista nga gjyqësori”, pasi “makina është nisur teposhtë dhe e ka fundin afër”, “të mos tentojë t’i fshehë skandalet me çdo kusht”, thonë nga partia opozitare Alternativa, transmeton TV21.

Nga AAA-ja pyesin edhe për ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga se pse nuk ka komentuar kaosin në drejtësi dhe kërkojnë të dëgjohen edhe me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Reagimi i Alternativës në formë të integruar:

“Si çdo perandori tjetër në histori, ashtu edhe perandoria politike e Ali Ahmetit, e ndërtuar me shfrytëzimin 20-vjeçar të të gjitha fryteve të pushtetit, po shpërthen në të gjitha shtresat. Thjesht, makina u nis teposhtë dhe nuk ka të ndalur. Fundi është afër.

Rrëfimeve mitike “do ta shihni forcën e BDI-së në zgjedhje” i besojnë vetëm ata që kanë dobi të drejtpërdrejtë dhe të madhe nga rrethi i parë i pushtetit. Skandali i fundit me rendin e fshehtë të ditës në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor është dëshmi e panikut në BDI nga inkurajimi dhe kthjellimi i shqiptarëve. Atomet e fundit përdoren për të fshehur skandalet me çdo kusht.

Mediat janë penguar ta bëjnë punën e tyre vetëm sepse është dashur të diskutohet për përgjegjësinë eventuale të kryetarit të Gjykatës Administrative, i cili “rastësisht” është nga dega kadrovike e Ahmetit në Zajaz.

Pushtetarët e BDI-së duhet t’u përgjigjen shqiptarëve që i gënjejnë këto 15 vitet e fundit nga e ashtuquajtura “Marrëveshja e Majit”: Pse opinioni të mos e dijë se Këshilli Gjyqësor po diskuton për përgjegjësinë eventuale për kuadrin e BDI-së në gjyqësor? Nëse është ashtu lëndët e kujt dhe me urdhër të kujt i ka shpërndarë personalisht kryetari i Gjykatës Administrative? Sa reagime të drejtpërdrejta negative nga aleatët tanë ndërkombëtarë janë të domosdoshme, që BDI-ja t’i largojë duart e saj të pandershme nga gjyqësia? Me çfarë të drejte Ahmeti, Grubi dhe Osmani i kërkojnë opozitës votimin e pakushtëzuar të ndryshimeve kushtetuese kur ata janë frenuesit kryesorë të perspektivës së BE-së për Maqedoninë e Veriut?

Në fund, a e ka parë apo a e ka dëgjuar dikush ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga, duke e komentuar për kaosin në resorin e tij? Alo Taravari, a dëgjohemi? Shqiptarët po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm se narrativat e fitoreve të mëdha të BDI-së janë alibia më efikase për të mbushur xhepat e familjeve të Ahmetit, Grubit, Merkos dhe të gjithë €uro të dëgjueshmëve të tjerë të dinastisë së tyre partiake.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA