Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti konfirmoi sot dorëheqjen e drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës, Pëllumb Vela.
Ministri Mexhiti tha se dorëheqja vjen për shkaqe personale të Velës.
“Po është për shkaqe personale, ka dhënë dorëheqje. Normal, këto janë funksione… në neurologji thonë tranzitore e kuptoni. Edhe këta funksione janë tranzitore, nuk janë të përhershme, kështu që normal, dikush vjen, dikush për shkaqe personale….Është më mirë të japësh dorëheqje ose të shkarkon dikush kur, po mendoj se ka qenë për shkaqe personale”, deklaroi ministri i shëndetësisë,Mexhiti.(INA)