Rustemi: Në vitin 2023 realizuam nivel historik të investimeve kapitale

December 25, 2023, 05:12

Me rastin e përfundimit të vitit kalendarik, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, shpalosi rezultatet e realizuara gjatë vitit 2023. Drejtori Rustemi theksoi se në vitin 2023 janë realizuar gjithsej 400 milionë euro investime kapitale. Ai mes tjerash potencoi se në periudhën kohore janë ndërtuar dhe janë në fazën e realizimit afër 900 km rrugë.

“Realizimi i projekteve tona po zhvillohet ndër vite. Gjatë periudhës 2021 – 2023 janë ndërtuar, rikonstruuar dhe rehabilituar rrugë shtetërore në gjatësi prej 630 km, nga të cilat një pjesë më e madhe e tyre 40 vite nuk janë vënë në rendin e ditës dhe të cilat kanë qenë në gjendje jashtëzakonisht të keqe. Prioriteti ynë ishin të gjitha rrugët që të shpien drejt vendkalimeve kufitare. Të përfunduara janë akset rrugore:Manastir – Mexhitli (12 km), Podmolje – Strugë – Qafë Thanë(20,5 km), Shkup – Bllacë ( 10 km), Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë (18,3 km), Katllanovë – Veles (8, 4 km), Tetovë – Xhepçishtë ( 4 km), Kumanovë – Stracin (31 km), Ropalcë – Matejç (2,8 km), Karpallak – Zhelinë (12 km) si dhe disa akse rrugore”, theksoi drejtori Rustemi.

Ai më tej shtoi se në rrjedhë është ndërtimi i 160 km autostradë dhe 51 km rrugë eksprese, si dhe ndërtimi dhe rehabilitimi i 65 km rrugë rajonale me vlerë investuese prej mbi 2 miliardë euro.

“Ato janë drejtimet rrugore në vijim: ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër (57 km), ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë(2 km), Korridorit 8 dhe Korridorit 10 d (110 km), ndërtimi i rrugës eksprese Kriva Pallankë – Dllaboçicë – Stracin (25,5 km), ndërtimi i rrugës së re rajonale Izvor (lidhja me A2) Ura e Garës (19 km), ndërtimi i qarkores në Tetovë përmes nyjes rrugore Trebosh deri në Neproshten (5,4 km) si dhe të disa akseve rrugore”, u shpreh drejtori Ejup Rustemi.

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_8953
Ahmeti: I dijmë marrëveshjet në podrumet e kuqe, do i nxjerim dhe do i turpërojm ë
IMG_8957
KSHZ-ja i komunikon mandatet e fituara për deputetë në përbërjen e re parlamentare
IMG_8953
Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe
IMG_8688
Negociatat VMRO-VLEN/ Javën e ardhshme përbërja e re Qeveritare?!
aksident-2-1
Aksident në Kërçovë, 5 të lënduar
D35038FC-FFE2-482F-BE63-BF67FB634B5F-696x419
Micotakis për ERT: Do të krijoni probleme – RMV është edhe për përdorim të brendshëm!

DIASPORA