A po ndahet BDI-ja siç u ndanë dikur Gylenistët...

A po ndahet BDI-ja siç u ndanë dikur Gylenistët dhe Erdoganistët?

Autori

Autori

Portali Tetova

February 5, 2023, 06:02

Zëvendëskryeministri Artan Grubi së bashku me kolegët tjerë ministra, si dhe funksionarë partiak mbrëmjen e së shtunës së bashku me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti kanë qëndruar në komunën e Tearcës në një bashkëbisedim me qytetarë dhe bazën partiake.

Grubi tha se fenomeni Ahmetist, që fiton lu fta, paqe dhe zgjedhje për 22 vite me radhë, Frymë që gjatë tërë kohës lu ftoj për liri dhe barazi dhe solli paq e barazi.

“Të dashur qytetarë, ju jeni mbështetës të frymës Ahmetiane. Fenomeni Ahmetist, që fiton lu fta, paqe dhe zgjedhje për 22 vite me radhë, Frymë që gjatë tërë kohës lu ftoj për liri dhe barazi dhe solli paq e barazi. Solli përfaqësim, flamur, gjuhë, universitet, kryetar kuvendi shqiptarë, deputet, ministra, drejtorë, gjykatës e ekspert. Më tha Edi Rama, unë e mora Ali Ahmetin vesh pas 15 viteve, dhe i thash hallall! BDI ndër vite ka kryer punët e veta, asgjë nuk filloj me Artan Grubin e as me ndonjë tjetër prej nesh, por vazhduam punët që nisën dje, dikur prej të tjerëve”, tha zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi para banorëve të Tearcës.

“Ndamë fonde për Çairin, kthyem e rigjeneruam projekte. Nga gjithë kjo punë që bëjmë po na dalin grupe, dikush me barut të lagur e dikush me kallasha lodër, që janë keqpërdorues, por ne jemi grup Ahmetist, grupi i Ali Ahmetit që vazhdon punën disa dekadash”, shtoi ai.

 

Përdorimi i termit “Ahmetist” nga ana e zv/kryeministrit Grubi, për shumë njohës të rrethanave politike në Maqedoninë e veriut tingëllon njësoj sikurse ndarja mes Erdoganistëve dhe Gylenistëve, rrymave dikur shumë të afërta që u armiqësuan më vonë deri në tentim për grushtet.
Nëse edhe ndarjet në BDI do të manifestohen me ndonjë “puç” do të tregojë koha. Mirëpo beteja mes tyre dita ditës po ashpërsohet.
Kështu Grubi në Teracë përdori fjalë shumë të ashpra.

“(Jemi) Grup që lu fton hajninë, korrupsionin, keqpërdorimin, frymën pro ruse, izoluese, anti NATO, anti BE, ndaj mos u bëni mashë e tjetër kujt por bashkohuni me Ali Ahmetit. Mos ju besoni atyre që ju frikësojnë, por atyre që punojnë. Nuk jetohet me frikë, sepse ngelemi ne regres teksa të tjerët ecin përpara. U bë marrëveshja e Ohrit, u bë NATO, tani duhet të bëhet BE, të ndalohet migrimi, të përmirësojmë kushtet për qytetarët tanë. Ne jemi Ahmetist, ndaj ejani dhe bashkohuni me neve”, nënvizoi Grubi.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit” nga BDI mbrëmë nga një takim në Luboten të Shkupit, kanë shkruar se kanë marrë propozime nga qytetarët nga një peticion gjithëpopullor deri në protesta për siç thuhet largimin e Artan Grubit.

 

Për këtë ka shkruar Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së. Ja postimi i tij:

Sonte jemi në Luboten, me qëllimin e vetëm ta dëgjojmë sovranin, ta dëgjojmë zërin e popullit. Nga ky konak njëzëri na u propozuan dy ide:

1. Peticion gjithëpopullor Artan LARGOHU!
2. Tubim të madh protestues!
Çdo iniciativë që vjen nga populli, nuk ka kush e ndal!”, ka shkruar Mexhiti.

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA