Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e koktejit të organizuar për përzgjedhjen e përbërjes së re të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair, tha se ai ka kërkuar personalisht, që para 7 vjetësh, të hapen hetimet për të gjithë zyrtarët, duke filluar nga ai.
“BDI-ja ka kërkuar zyrtarisht të hapet hetim për të gjithë zyrtarët dhe kjo kërkesë është bërë zyrtare para 7 vjetësh, si në Prokurorinë Speciale, ashtu edhe në Prokurorinë e Përgjithshme.
Nuk kam thënë të hapet hetim për Kristianin apo për Nikollën, le të fillojë hetimi nga Ali Ahmeti.
Të gjithë këtë çfarë kemi arritur, e kemi arritur bashkë, prandaj edhe bashkë duhet ta ruajmë, sepse e kemi detyrim moral dhe kombëtar, ta ruajmë këtë vlerë historike që e kemi ndërtuar të gjithë bashkë.”- tha Ahmeti.