Ahmeti: Kemi detyrim moral e kombëtar të ndaloj...

Ahmeti: Kemi detyrim moral e kombëtar të ndalojmë pakësimin e njerëzve

Autori

Autori

Portali Tetova

February 2, 2023, 09:02

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë mbrëmë ka vazhduar takimet me qytetarët e komunës së Bërvenicës.

Krahas kryetarit Ahmeti, të pranishmëve ju janë drejtuar edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, si dhe kryetari i degës së BDI në Bërvenicë Arkin Jahiji.

“Çdo parti politike e mirëorganizuar bën projekt programor se si do të drejtoi dhe përmbush platformat e veta që i bashkëbisedon dhe i harton me ekipe profesionale, që të mos dal e pa përmbushur në platformat që paraqet.

Sonte këtu kam shumë bashkëpunëtor më të cilët kam nisur punët e themelimit në parti e më pas kanë kryesuar edhe me komunën, pra këta njerëz që ishin në fillimet tona, sot stafetën e bartën në gjeneratat e ardhshme, pra e kanë kaluar te Arkini dhe brezat e rinjë. Këto takime na ndihmojmë të flasim dhe spjegojmë drejpërdrejtë kërkesat e tyre, ndaj jam më gjithë ministrat, deputetët dhe drejtorët për të dhënë përgjigje.

20 vite jemi bartës të procesit, është përgjegjësi morale e kombëtare që ato që kemi realizuar dhe për atë që duhet veprojmë në të ardhmen, sepse poltika është njerzillëk, etikë, moral dhe shkencë.

Ne kemi dalur për frontin e përbashkët për Europë, sepse sot është momenti i duhur dhe vendimtarë, sepse ne kemi filluar skriningun i cili mbaron në nëntor dhe duhet të vazhdojë takimi ndërqeveritar për të filluar anëtarësimin e plotë të vendit tonë në BE, ndaj tani duhet bërë ky front që mos të lejojmë ndikimin e lindjes.

Vetëm me anëtarësimin në BË ndalojmë migrimin nga vendi ynë dhe ndihmohmë që mos të na largohen gjeneratat e reja. Kemi detyrim moral e kombëtar të ndalojmë pakësimin e njerëzve, të sigurojmë ardhmëri dhe të pajtojmë njerëz. Ta lëmë të kaluarën pas krahëve dhe të shohim drejt së ardhmes që gjeneratat e ardhshme mos të merren me imtësira e pengesa, të kujtojmë gjakun e amanetin e atyrë që u flijuan për këtë vend, ndaj të bashkohemi për BE.

Edhe në dikur ishim në përiudha të vështira lufte, ndaj unë besoj që fitues në luftë del ai që e bën me zemër. Rusia pa Ukrainën është Rusi, me Ukrainën është përandori, prandaj jemi krah Ukrianës dhe e ndihmojmë me kapacitetet që kemi. Kriza që kaluam me koronë, kriza aktuale që kemi, kam menduar do e kemi më keq, por falë ekipeve tona të mrekullueshme, kemi pasur super menaxhim dhe e përballojmë më mirë së vendet fqinje.

 

Rajoni ka probleme të pazgjidhura qe duhet të zgjidhen, sepse ndryshe shkaktojme jo-stabilitet, pra pa mbylljen e problemit të Kosovës nuk mund të themi se kemi Ballkan stabil, pa u mbyll kriza në Mal të Zi apo Bosnjë. Kremlimit i intereson që të nxis e aktivizoi vullkane konflikti në rajonin tonë, prandaj duhet të punojmë për të mirën e vendit tonë, të ndërtojmë frontin pro BE.

Shqiptarët me bashkëqytetarët e tyre e dërguan vendin në NATO, ndaj tanimë duhet ta dërgojmë edhe drejt BE-së, por vetëm me politika të mençura dhe unifikuese. Pavarësisht rreziqeve ne do e arrijmë qëllimin sepse ne nuk e kemi humbur kurrë rrugën drejt një destinacioni me qëllim të mire, theksoi Ahmeti.

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
haland
Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja
laporta
Laporta mes lotësh pas akuzave për korrupsion ndaj Barçës
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA