Lajme

Arifi nuk ka bërë ankesë për shpronësimin e tokës në bulevardin Iliria

Autori

Autori

Portali Tetova

January 12, 2023, 03:01

Gjykata Themelore e Tetovës ka konfirmuar pohimet e kreut të komunës së Tetovës Bilall Kasami, se për lëndën për eksproprijimin e tokës së një banori të Tetovës në fillim të vitit 1998, gjykimi ka përfunduar në fund të vitit 2016 dhe komuna e Tetovës nuk ka bërë ankesë. Bëhet fjalë për tokën që iu mor një banori për hapjen e bulevardit Iliria në Tetovë, për të cilën, edhe pse vlerësimi kishte qenë vetëm 50.000 euro, pala deri më tani ka tërhequr nga komuna mbi 1 milion euro, në emër të vonesave, shkruan Alsat.

“Ju njoftojmë se për lëndën PJK/ nr 150/15, është marrë vendim aktvendim më 04.11.2016, i cili është bërë i formës së prerë nga 23.11.2016 dhe ekzekutiv nga 10.01.2017, kurse komuna e Tetovës, nuk ka parashtruar ankesë për lëndën PJK/ nr 150/15”.­shkruan në përgjigjen e gjykatës së Tetovës”, njoftojnë nga Gjykata e Tetovës.

Pas njohjes me këtë vendim, vit më parë, kreu i komunës Bilall Kasami, bën ankesë, por edhe sqarim në gjykatën e Apelit në Gostivar. Por prej rreth një viti, nuk as përgjigje e as vendim. Kasami thotë se reagim nuk ka as për padinë e ngritur mbi dyshimet për krim të organizuar për këtë lëndë, në Prokurorinë e krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“Ne kemi ngritur edhe padi kundër një grupi që ne dyshojmë se janë të organizuar për zhvatjen e parave të qytetarëve, i paditëm deri në prokurorinë për krim të organizuar dhe e njëjta është bërë në fillim të vitit 2022 por nuk kemi përgjigje nëse pranohet apo refuzohet”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

 

Alsat kërkoi përgjigje edhe nga gjykata e Apelit në Gostivar, por, nga atje thanë se lënda e kërkuar, është kthyer në gjykatën themelore të Tetovës në vitin 2016, ndërsa nuk ka ankesë për të njëjtën më vonë. Sipas Kasamit, indikacioni për keqpërdorim fillon në vitin 2001, kur edhe pronari i tokës ndërron jetë dhe lënda tërhiqet nga gjyqi pasi nuk paraqitet asnjë trashëgimtar, ndërsa 14 vite më vonë, e njëjta ankimohet dhe i rikthehet gjykimit, me trashëgimtar të ri.

“Në vitin 2014, gjykata e apelit në Gostivar e informon për vendimin e gjykatës të vitit 2001 dhe aty me automatizëm ia japin të drejtën e ankesës. Bën ankesë pala në vitin 2014 dhe në vitin 2015 gjykata e apelit e anulon vendimin e gjykatës të vitit 2001 dhe nga këtu nis gjithë procesi”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

Por, edhe pse e drejta e ankesës palës i është dhënë 14 vite më vonë, sipas ekspertëve të Ligjit, një lënde, i duhet dhjetë vite për vjetërsim të plotë total pas të cilës periudhë nuk mund të bëhet ankesë. /Alsat/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo

Më shumë nga kategoria

IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_2242
Erdogan: Marrëdhëniet me Serbinë, të shkëlqyera
IMG_2237
Mexhiti: VLEN-i është shumë më kompakt se BDI-ja
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2233
Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025” në New York
IMG_2232
32-vjeçari nga Maqedonia arrestohet në Kroaci: Pa patentë shoferi shkakton aksident trafiku
IMG_2228
TURQIA NË SHOK: Restoranti i njohur ka vendosur fshehurazi MISH DERRI në produktet e tij

DIASPORA