Sot kanë mbëritur puntorët e parë nga Bangladeshi në Maqedoni. Fotoja e tyre jashta ambienteve të aeroportit të Shkupit po bënë bujë në rrjetet sociale.
Puntorët e Bangladeshit po vijnë në Maqedoni pasi në shtet mungon krahu i punës, pasi shumica e të rinjëve të aftë për punë kanë mësyer Gjermaninë ose po presin termin prej ambasadës gjermane.
Në Maqedoni përpos që është keqpërdorur puntori duke i dhënë paga të pamjaftueshme për jetesë modeste, të tillët shpesh edhe janë mbajtur pa sigurim dhe janë keqtrajtuar. Mirëpo, me të hapur dyert Gjermania, tani Maqedonia ka marrë masa për të rritur pagën minimale, megjithatë trendi nuk po ndalet. Për këtë arsye kanë lejuar importimin e puntorëve të Bangladeshit që të mbijetoj industria dhe biznesi.
Nëse do qëndrojnë puntorët nga Bangladeshi ose e kanë vetëm tranzit Maqedoninë, pritet të shohim në ditët dhe muajt në vazhdim. /Tetova1