Biznesmeni rus Deripaska mori 20 mln € nga Fond...

Biznesmeni rus Deripaska mori 20 mln € nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, përfitoi tre tendera gjatë viteve 2019-2021

Autori

Autori

Portali Tetova

January 27, 2023, 08:01

Oleg Deripaska, rusi që doli në dosjen e ish-agjentit të FBI-së dhe që kishte shtrirë investimet në Shqipëri, nuk është ndalur vetëm me kaq. Nga dokumentet e mëposhtme shihet se Deripaska ka përfituar edhe 20 milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përmes 3 tenderave të dhëna mes viteve 2019-2021.

FSHZH e drejtuar nga Dritan Agolli në vitin 2019 ka shpallur fituese kompaninë e oligarkut rus “Trema Engieenering 2” për rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit Korçë-Përrenjas. Vlera e tenderit është afro 10 milionë euro.

Një vit më vonë, në 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i jep një tjetër tender të njëjtën kompani. Këtë herë bëhet fjalë për 2 milionë euro për ndërtimin e rrjetit rrugor dhe infrastrukturës urbane të Shijakut në kuadër të procesit të rindërtimit.

Në vitin 2021, oligarku rus merr një tjetër tender me vlerë rreth 8 milionë euro nga FSHZH për rikonstruksionin e segmentit rrugor Peshkëpi, hyrja e qytetit të Selenicës.

 

Vetëm tre ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës.

McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare.

Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA