Lajme

Drejtoresha e shkollës Istigball le detyrën, unë nuk mund ta pranoj këtë tendencë…

Autori

Autori

Portali Tetova

April 5, 2023, 12:04

Drejtoresha e shkollës “Istigball” Qefsere Murseli ka shkruar:

Të dashura mikesha e miq

Më 19 Janar 2023 kur u caktova si ushtruese detyre drejtoreshë e shkollës fillore komunale “Istikball” në Tetovë, premtova që do t’i shfrytëzoj në maksimum të gjitha dijet, aftësitë dhe mundësitë, por dhe asetet në dispozicion, me qëllim që shkollën “Istikball” ta bëjmë një institucion me të cilin do të krenohemi edhe më shumë. Në këtë vijë jam angazhuar vazhdimisht, që të sigurojmë vetëm më të mirën për fëmijët tanë, nxënësit tanë, për ardhmërinë e vendit tonë.

Për më tepër, misioni im si drejtoreshë shkolle ka qenë që përveç kushteve më të mira e komode për punë për mësimdhënësit, në bashkëpunim të ngushtë me ta të zhvilloj më tej një ekip kompakt që do i përgjigjet shpejt dhe në mënyrë efikase sfidave me të cilat përballet shkolla dhe sidomos nxënësit tanë.

Me keqardhje, sot dua t’ju informoj se ky mision rrezikon të dështojë, për shkak të mungesës së bashkëpunimit serioz e në nivel të duhur, dhe sidomos mungesës së ndihmës ligjore e logjistike por edhe mungesës së mbështetjes morale nga ana e Komunës së Tetovës.

Problematik mbetet dhe mungesa e komunikimit sipas një protokoli të vendosur më parë, dhe për pasojë mesazhet nuk komunikohen përmes kanaleve zyrtare, por përmes personave të dytë e të tretë që s’kanë kurfarë lidhje direkte as me shkollën, e as me Komunën e Tetovës, por janë të afërt e familjarë të disave nga figurat kyçe të udhëheqësisë komunale.

 

Problemi më i madh ka të bëjë me kërkesat e ditës së djeshme dhe të sotshme nga të dërguar të Komunës së Tetovës që unë si drejtoreshë të veproj në kundërshtim me ligjin për të ndërprerë një procedurë disiplinore ndaj dy të punësuarave të cilat jo vetëm që nuk e respektojnë orarin e punës, por edhe shpeshherë nuk shfaqen aspak në vendin e punës, duke kryer në këtë mënyrë obstruksione serioze në mbarëvajtjen e procesit edukativ e arsimor për nxënësit tanë.

Tendencat e këtilla të Komunës së Tetovës për të minuar dhe anashkaluar autoritetin tim si drejtoreshë e shkollës dhe duke i komunikuar mesazhet apo duke deleguar pjesë nga vendimmarrja tek pozitat zëvendëse ose vartëse janë veprime që nuk përputhen as me ligjin, as me misionin tim, as me misionin e shkollës, e as me praktikat normale e logjike të mbarëvajtjes së punës në një institucion ku vendosen themelet për krijimin e të ardhmes duke edukuar e aftësuar fëmijët tanë.

Vonesat dhe pengesat në sigurimin e materialeve të nevojshme për vijim normal të procesit mësimor dhe punës në përgjithësi janë të pakuptueshme, sidomos kur ka indikacione se këto vonesa bëhen për të gjetur “tenderuesin që i përshtatet” dikujt me lidhje direkte në Komunën e Tetovës.

Këto probleme (ndër të tjera) janë arsyet që më shtyjnë mua si ushtruese detyre drejtoreshë e shkollës fillore komunale “Istikball” t’a paraqes dhe t’a bëj publike DORËHEQJEN TIME TË PAREVOKUESHME NGA POZICIONI U.D. DREJTORESHË. I takon inspektoratit arsimor që në të ardhmen t’i bëjë publike iniciativat e mia ligjore të dorëzuara deri tek Komisioni Disiplinor.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
Autobuset_Tollovi-780x470
Kaosit me transportin publik nuk i shihet fundi, qytetarët presin me orë të tëra
Car-Rental-2
SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…
derra
Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza
Mickoski_26-780x470 (1)
“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale
Drin-Ahmeti
Thellohet skandali për kompanitë e Drin Ahmetit
Durmishi_zejtaret-780x470
Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

DIASPORA