Maqedoni

Durmishi: Krijimi i më shumë vendeve të punës, prioriteti ynë!

Autori

Autori

Portali Tetova

July 31, 2024, 02:07

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi realizoi sot takim me Kler Harasti,
drejtoreshë e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) për Evropën Qendrore dhe
Lindore.

Në takim u bisedua për angazhimin e deritanishëm të kësaj organizate në Maqedoninë
e Veriut, rolin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës në miratimin e politikave sociale,
mbështetjen për krijimin e Këshillit Ekonomik dhe Social në vitin 2010, si dhe
implementimin e një sërë politikash në tregun e punës.

Ministri Durmishi theksoi se bashkëpunimi i ngushtë i Ministrisë së Ekonomisë dhe
Punës me ONP-në tani e tutje do të jetë i një rëndësi të madhe për ne.

Siç potencoi ministri, me riorganizimin e ministrive, Ministria e Ekonomisë dhe Punës
mori kompetencat e sektorit të punës, që do të thotë se fokusi i kësaj Ministrie në të
ardhmen do të jetë përmirësimi i të drejtave të punëtorëve dhe krijimi i politikave për
përmirësimin e tregut të punës në vend.

Ai informoi se në përputhje me këtë, tani si ministër i Ekonomisë dhe Punës, do të
kryesojë edhe Këshillin Ekonomik dhe Social (KES).

“Për ne si Qeveri, dialogu social, respektivisht përfshirja e të gjitha palëve të interesuara
në krijimin e masave, është i një rëndësie të veçantë. Ne duhet të marrim parasysh
interesat si të punëtorëve ashtu edhe të sektorit të biznesit. Me riorganizimin e
ministrive, Ministria e Ekonomisë dhe Punës tani merr kompetencën për të përfaqësuar
Maqedoninë e Veriut në ONP. Kjo do të thotë se ONP-ja do të jetë partneri ynë më i
rëndësishëm i jashtëm në fushën e punës, punësimit, sigurisë dhe shëndetit gjatë
punës, pagës minimale, standardeve ndërkombëtare të punës dhe përmbushjes së
detyrimeve ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut”, tha në takim ministri Durmishi.
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se prioritetet kryesore të bashkëpunimit në të
ardhmen do të jenë avancimi i dialogut social, krijimi i më shumë vendeve të punës dhe
tregut gjithëpërfshirës të punës.

Ministri falënderoi për mbështetjen e deritanishme për aktivitetet e ONP-së në
Maqedoninë e Veriut për të përmirësuar të drejtat dhe kushtet e jetesës së punëtorëve
në vendin tonë dhe shfaqi shpresë se bashkëpunimi i vendosur i suksesshëm do të
thellohet edhe më shumë në të ardhmen.
“Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës dhe te unë si ministër i Ekonomisë dhe Punës,
gjithmonë do të keni derë të hapur dhe partner për krijimin e përbashkët të masave,
veçanërisht për mbështetjen tuaj profesionale dhe teknike në krijimin e zgjidhjeve ligjore
që rezultojnë nga sektori i punës dhe dialogu social”, tha ministri Durmishi.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?

Më shumë nga kategoria

IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_2027
Taravari: Ligji është gati, do të jetë shumë më i mirë se “balancuesi”
IMG_2026
Erdogan mbërrin në Tiranë, niset drejt Presidencës
IMG_2023
Maqedonia e Veriut zgjidhet anëtare në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në OKB
IMG_2020
Erdogani sot në Tiranë, kjo është agjenda
IMG_2015
Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg
IMG_1996
Ademi sfidon VLEN-in: Ju jap afat 48 orë të tregoni se cili është mekanizimi ligjor i cili do të përcjell përfaqësimin e drejt dhe adekuat

DIASPORA