Gjermania: Vizë brenda 5 ditësh për turqit e pr...

Gjermania: Vizë brenda 5 ditësh për turqit e prekur nga tërmeti

Autori

Autori

Portali Tetova

February 14, 2023, 08:02

Të prekurit nga tërmeti në Turqi do të mund të vijnë shpejt dhe pa shumë burokracira tek të afërmit në Gjermani. Për këtë ata kanë nevojë për një vizë të vlefshme.

Nga Ministria e Jashtme gjermane njoftohet, se pritet që koha e përpunimit të vizës të jetë 5 ditë, nëse paraqitet pasaporta turke dhe të gjitha dokumentet e kërkuara janë të plota.

Sipas njoftimeve në media nga dita e hënë (13.02.) jepen viza në të gjitha përfaqësitë gjermane në Turqi. Për këtë është shtuar personeli i përfaqësive konsullore.

Njerëzit nga zonat e katastrofës mund të qëndrojnë tre muaj tek të afërm të shkallës së parë ose të dytë në Gjermani.

 

Dhënia në formë të përshpejtuar e vizave do të jetë për ata që janë të prekur rëndë nga tërmeti: kur janë të pastrehë apo kanë lëndime që duhen trajtuar.

Ajo që dihet është se familjet pritëse duhet të nënshkruajnë një deklaratë, ku të tregohen të gatshëm, se do të marrin përsipër të gjitha shpenzimet: ato të jetesës, trajtime eventuale në spitale dhe kthimin e mëvonshëm. Edhe personat që kanë humbur pasaportën gjatë tërmetit, duhet të ndihmohen.

Për këtë janë duke u zhvilluar bisedime me autoritetet turke, thuhet nga Ministria e Jashtme në Berlin. Për të prekurit nga tërmeti në Siri sigurimi i vizës është më i komplikuar. Ata duhet të shkojnë në përfaqësitë jashtë në Aman, Bejrut apo Stamboll. Ambasada gjermane në Damask mbetet e mbyllur. /DW

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA