Hapja e madhe e Prishtina Mall rrit aktivitetin...

Hapja e madhe e Prishtina Mall rrit aktivitetin ekonomik dhe sjell turma të mëdha në Kosovë

Autori

Autori

Tetovarja

April 29, 2023, 01:04

Hapja madhështore e qendrës më të re Prishtina Mall ka sjellë një rritje të vizitorëve dhe rritje të aktivitetit ekonomik në Kosovë, ku blerësit dhe turistët po vërshojnë drejt destinacionit më të ri për blerje dhe argëtim në rajon. Prishtina Mall, e cila hapi dyert e saj më 9 mars 2023, është bërë destinacioni kryesor për vendasit dhe vizitorët, duke tërhequr turma të mëdha nga i gjithë rajoni.

Prishtina Mall mburret me mbi 230 dyqane dhe restorante, duke e bërë atë qendrën më të mëdhe në rajon. Hapja e qendrës tregtare është duke krijuar një nxitje të konsiderueshme të ekonominsë lokale përfshirë edhe hapjen e mbi 3000 vendeve të reja të punës.

Hapja madhështore e Prishtina Mall ka qenë gjithashtu një atraksion i madh turistik, duke tërhequr vizitorë nga vendet fqinje dhe më gjerë. Edhe pse Prishtina Mall ofron më shumë se 5000 vend parkingje falas për shkak të interesit të madh të vizitorëve është krijuar një bllokim trafiku në zonë. Prishtina Mall së bashku me autoritetet lokale po punojnë për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar një eksperiencë të qetë për të gjithë vizitorët.

Image

“Ne po shohim një ndikimin pozitiv që Prishtina Mall po ka në ekonominë tonë lokale”, tha Alvaro Costa Drejtor Ekzekutiv i Prishtina Mall. Jemi të lumtur të mirëpresim vizitorët nga i gjithë rajoni në Prishtina Mall dhe t’u tregojmë atyre gjithçka që qendra jonë ka për të ofruar. Gjithsesi në të njejtën kohë jemi të vetëdijshëm rreth sfidave që vizitat e mëdha nga Kosova dhe i gjithë rajoni po sjellin” tha Costa. “Ne jemi duke punuar ngushtë me autoritetet lokale dhe kompanitë e transportit për të menaxhuar trafikun dhe për të siguruar që të gjithë të kenë një përvojë të sigurt dhe të këndshme”.

Prishtina Mall pritet të jetë një shtytës kryesor ekonomik në rajon për vitet në vijim dhe hapja e saj po përshëndetet si një moment historik i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Pavarësisht bllokimit të trafikut, komentet e vizitorëve kanë qenë shumë pozitive dhe të gjithë po shijojnë hapësirat madhështore dhe shërbimet unike që Prishtina Mall ofron për konsumatorët e saj.

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
IMG-20230928-WA0023
Bekim Sali me fakt shpartallon ministrin Lloga: Deputetët e ASH-së duke qenë në opozitë kanë votuar për ndryshimet në Kodin Penal!
received_3518041755177943
Miratohet plani urbanistik për fshatin Xhepçisht
Испис за лого на ДЛ
Vetëm Lotaria shtetërore mund të garantojë organizim të lojërave të fatit me përgjegjësi dhe të kontrolluara
96C1CD6B-2DF6-4C46-A134-B0A5E8B32562-1152x1536.jpeg
Kasami në varrimin e policit Afrim Bunjaku: Lavdi heroit më të ri të kombit
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion

DIASPORA