Drejtoria e Zbatimit të Sanksioneve ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm në burgun e Shkupit në Shutkë nga ku ka konstatuar se nga 180 të burgosur kanë munguar, 11 prej tyre të cilët derisa është bërë inspektimi janë kthyer në burg. Aleksandar Pandov akuzoi drejtorin e burgut hetues të Shutkës, Filip Andov-Sokoli se qëllimisht ka sistemuar të burgosur në pjesën e quajtur “parku” dhe “lavazhi” që t’i mundëson të burgosurve të caktuar të dalin dhe kthehen kur të duan.
Sipas tij, këtë veprim Andov e ka bërë për interesa personale dhe përfitime financiare. Pandov tha se për këtë situatë e ka njoftuar kryeministrin, Hristijan Mickoski nga i cili ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të Shutkës. Ai paralajmëroi inspektime të jashtëzakonshme dhe nëpër burgjet tjera të vendit.
“E kisha patjetër të njoftohem më gjendjen nëpër burgje. Ndoshta nuk duhet ndryshuar të gjithë drejtorët. Pas të gjitha informacioneve që kam marr, e kam njoftuar kryeministrin. Do të kem edhe një takim me të dhe besoj në seancën e parë të Qeverisë pas kësaj situate, ndoshta jo të gjithë por një pjesë e mirë e drejtorëve do të ndryshohen”, tha Aleksandar Pandov, Drejtor i Zbatimit të Sanksioneve. /Alsat.mk