Duke folur për kritikat e Grupit të zjarrit kundrejt funksionarëve të BDI-së, Bilall Kasami, lider i Lëvizjes Besa në ClickPlus në TV21 tha se Ali Ahmeti dhe partia që udhëheq ai, BDI-ja, janë të kapur nga Artan Grubi.
“BDI dhe Ali Ahmeti janë peng i Artan Grubit…
E dimë ne që BDI ka pasur një situatë të ngjashme në 2016-tën dhe e dimë që Aliu atëherë mori një vendim, kur nuk ishte i kapur, atëherë kur shumëkush mendonte se Musa Xhaferi, si bartës i ekzekutivit e kishte kapur edhe Aliun dhe BDI-në.
Ai (Ali Ahmeti) e bëri një ndryshim drastik që se priti askush dhe votuesi e vlerësoi”, tha Kasami.