I pyetur se si e komenton letrën e Ali Ahmetit drejtuar Hristijan Mickoskit, Bilall Kasami nga VLEN tha se kreu i integristëve po sillet si “fëmijë i llastuar”, përcjell TV21. Kasami tha se ai duhet ta reformojë partinë nga njerëzit që e çuan në opozitë.
“Më vjen keq që Ali Ahmeti nuk e ka kuptuar pas më shumë se 4 muajve që është në opozitë dhe duhet të sillet si opozitë, që nënkupton reformimin e partisë së tij, edhe më tutje ai sillet si një fëmijë i llastuar që të gjithë të tjerët janë fajtorë dhe vetëm ai jo dhe njerëzit rreth tij të cilët e sollën në opozitë nuk janë fajtor. Pra unë do i kisha sugjeruar që të bëjë një riformatim të mirë të partisë dhe të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme”, tha Kasami./tv21.tv