Lajme

Komuna e Tetovës shpall konkurs për përkrahje të projekteve, këto janë procedurat

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 2, 2023, 08:02

Komuna e Tetovës dje ka shpallur konkurs për përkrahje financiare të programeve dhe projekteve nga lëmia e kulturës, arsimit, sportit dhe mbrojtjes sociale në interes të qytetit të Tetovës për vitin 2023.

Sipas konkursit, përkrahja do të ofrohet për manifestimet dhe krijimtaritë kulturore, shoqëritë kulturore-artistike, debate, trajnime, prezantime, aktivitete sportive, shfaqje, turne, aktivitete edukuese nga fusha sociale dhe barazia gjinore si dhe aktivitete të tjera të kësaj natyre.

“Komuna e Tetovës nga buxheti vetanak për vitin 2023 do të realizojë shpërndarjen e mjeteve financiare për shoqatat kulturore, arsimore, sportive dhe organizatat joqeveritare që veprojnë në territorin e komunës dhe që japin kontribut të veçantë në zhvillimin dhe afirmimin e komunës së Tetovës.

Aplikimi për ndarjen e mjeteve financiare patjetër të dokumentohen dhe të arsyetohen detajisht nga rezultatet e arritura të deritanishme si dhe aktiviteteve që janë planifikuar për periudhën e ardhshme”, thuhet në konkursin e shpallur.

 

Subjektet e interesuara, së bashku me kërkesën duhet t’i dorëzojnë:

Fletëregjistrim të subjektit;
Dokumentacion përkatës për aktivitetet dhe sukseset e deritanishme;
Plan-projekt për aktivitetet.
Konkursi do të zgjat 10 ditë nga dita e shpalljes, domethënë 10 ditë nga dje.

Aplikimet me dokumentacionin e nevojshëm, dorëzohen në arkivin e komunës së Tetovës rr. ”Dervish Carra” nr.68 me shenjën “Konkurs për përkrahje financiare të programeve dhe projekteve nga lëmia e kulturës, arsimit, sportit dhe mbrojtjes sociale në interes të qytetit të Tetovës për vitin 2023”, duke zgjedhur lëminë dhe pikën për cilën konkurron.

Aplikimet me të dhëna jo të plota, si dhe ata të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë, nuk do të shqyrtohen.

Informata më të detajuara mund të gjeni duke klikuar KËTU.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_3722
Strugë/ Vdekja e 4-vjeçarit, s’ka gabim mjekësor
IMG_3716
Fidan ngre shqetësime për veprimet e mundshme të Netanyahut pas lirimit të të burgosurve
IMG_9796
Mickoski: Është e palogjikshme të përfshihen cigaret në shportën minimale
IMG_3713
Fazliu: BDI ka ra keq, n’kanall! Nga Ahmetist u bënë Dellçevist!
IMG_3709
Murtezani në PE në takime me euro-deputetët Rojten dhe Tonin
IMG_3706
Ish hetuesi i krimeve të rënda dhe Avokati Muhamet Mujaj: Siguria dhe drejtësia