Kush e solli kryqin në Tabanocë, për momentin m...

Kush e solli kryqin në Tabanocë, për momentin mbetet enigmë! (video)

Autori

Autori

Portali Tetova

March 2, 2023, 02:03

Tabanoci. Një fshat i vogël kufitar por që ditëve të fundit morri vëmendjen për dallime religjioze.

“Një kryq i vendosur në fshatin Tabanoc të Kumanovës ka provokuar banorët për rreth. Në fshatin ku është vendosur erdhëm dhe biseduam me banorët. Disa thonë është investim privat dhe disa të tjerë thonë se është kontribut i banorëve”, raporton Adrian Kerimi, gazetar i Alsat.

Banorët e fshatit nuk ishin të qartë në deklaratat e tyre se kush e solli kryqin në fshat.

Herë thonë se e ka bërë një kompani dhe herë thonë se kanë grumbulluar para. Me banorët e fshatrave përreth kishin tension, pse andej ndërtohen xhami edhe këtej do të vendoset kryq.

 

“Pronari e ka paguar, e ka sjell dhe aq. Kush e ka paguar nuk e dimë. A nuk të tregoi djali yt se kush e ka paguar? Jo, jo assesi. Si ta pranoj unë kur nuk e kam paguar. Po pse ti nuk e pranon se ke bërë xhami në Vojnoviç. Ti e kë bërë, ti”.

“Diçka kemi mbledhur por nuk e dimë saktë. E din Toni më mirë. A keni pyetur sa ka kushtuar? Nuk e di, në fakt nuk e din askush. E din pronari i kompanisë. Pronari është nga ky fshat, me prejardhje të këtij fshati? Jo, ai jeton në Kojnare të Poshtme”.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski hedh poshtë pretendimet dhe akuzat se komuna ka financuar, mbështetur apo realizuar vendosjen e kryqit.

Dimitrievski pa e pyetur fare tha se ka legalizuar disa xhami në qytet dhe se me vendosjen e kryqit dikush po tenton të përfiton pikë politike duke përçarë qytetarët në baza fetare.

 

“Sipas informacioneve që kam unë iniciativa është e bashkësisë lokale dhe disa donatorëve. Disa persona fizik kanë gjetur kompaninë dhe e kanë bërë me vetorganizim. Jam ndër iniciuesit kryesor për legalizimin e objekteve fetare në mesin e të cilave xhami të ndërtuara në të kaluarën pa pajtueshmëri teknike dhe juridike.

Në këtë rast, nga persona të caktuar po tentohet të mblidhen pikë politike. Kumanova është qytet i tolerancës. Kryqi është vendosur në rrethinë të pastër etnike”, deklaroi Maksim Dimitrievski, Kryetar i Komunës së Kumanovës.

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
IMG-20230928-WA0023
Bekim Sali me fakt shpartallon ministrin Lloga: Deputetët e ASH-së duke qenë në opozitë kanë votuar për ndryshimet në Kodin Penal!
received_3518041755177943
Miratohet plani urbanistik për fshatin Xhepçisht
Испис за лого на ДЛ
Vetëm Lotaria shtetërore mund të garantojë organizim të lojërave të fatit me përgjegjësi dhe të kontrolluara
96C1CD6B-2DF6-4C46-A134-B0A5E8B32562-1152x1536.jpeg
Kasami në varrimin e policit Afrim Bunjaku: Lavdi heroit më të ri të kombit
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion

DIASPORA