Laporta mes lotësh pas akuzave për korrupsion n...

Laporta mes lotësh pas akuzave për korrupsion ndaj Barçës

Autori

Autori

Tetovarja

April 29, 2023, 01:04

Presidenti aktual i Barcelonës, Joan Laporta, është shfaqur i përlotur teksa paralajmëroi ata që akuzonin klubin e tij se do të luftonte për të pastruar emrin e klubit katalanas.

Kohët e fundit, Barcelonë është përfshirë në një uragan korrupsioni pasi u zbulua se midis viteve 2001-2018, klubi blaugrana kishte paguar ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve Jose Maria Enriquez Negreiro.

Në një event për kapitenët e klubeve të ndryshme sportive të Barcelonës, Laporta deklaroi mes lotëve se do të mbronte me të gjitha forcat emblemën e këtij klubi.

“Mezi pres të përballem me të gjithë ata të poshtër që na njollosin stemën.

Barça është një klub me vlera. Ne e përdorim fjalën vlera jo për t’u dukur mirë, por sepse vlerat janë me të vërtetë një pjesë themelore e modelit tonë, e përsosmërisë sportive.

Dhe kjo është arsyeja pse Barca është e respektuar dhe e njohur në të gjithë botën.

Ndodh gjithashtu që disa, të motivuar nga zilia, përpiqen të dëmtojnë reputacionin tonë me fushata të kryera me keqbesim. Ndjenja e Barcelonës nuk mund të blihet e as të shitet, por as nuk mund të njolloset.

Dhe kohët e fundit ka pasur disa sulme të ashpra për të njollosur stemën tonë, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Të jeni të sigurt se në bordin që kam nderin ta drejtoj, do ta mbrojmë me të gjitha forcat, jemi të bashkuar”, tha Laporta.

Më pas ai përfundoi fjalimin e tij kur ishte në prag të lotëve.

“Mos mendoni se po emocionohem për shkak të dobësisë, jam i emocionuar sepse dua shumë të përballem me të gjithë ata të poshtër që po na përdhosin stemën. Askush të mos mendojë se është për shkak të dobësisë,” shtoi ai.

Mos e humb

Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!
Messi-shtepia-vjedhje
Udhëheqësi i bandës shqiptare tregon pse nuk e grabiti shtëpinë e Messit
Fisnik Isaku
Edhe një tetovar që jeton në Danimark do jetë pjesë e U21 të Maqedonisë
Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”

Më shumë nga kategoria

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
IMG-20231207-WA0007
LEN: 8 Maji është caktuar për zgjedhje nga partitë e pushtetit dhe VMRO që të pengohet votimi i diasporës
Lule
Lëvizja BESA: Rasti i “Vanjës” pohon se qytetarët janë totalisht të pasigurt nga shteti!
foto-800x533
Lëvizja BESA:  Samiti i Ministrave të OSBE-së po mbahet nën kulmin e objektit të përfshirë në krim
download
EDITORIAL: Lotaria Shtetërore për herë të parë drejtohet nga një shqiptar. Pse po ngritet kaq pluhër?
Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!
hoxha-kryqi
Hoxha nga Tetova me porosi: Hiqeni sa me shpejt Kryqin prej 15 metrave në Kodrën e Diellit, se ndryshe…!

DIASPORA