LEN: Talat Xhaferi të ndalojë me sabotimet për anëtarin e KSHZ-së, propozimi i opozitës shqiptare është Abdush Demiri

December 18, 2023, 01:12

Lidhja Europiane për Ndryshim ka reaguar sot kundër kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, për shkak se ky i fundit, sipas tyre letër për të propozuar kandidatë për kandidat të KSHZ-së i ka dërguar edhe dy partive tjera të sapoformuara dhe jo vetëm atyre.

Ky veprim i Xhaferit, sipas tyre është në kundërshtim me nenin2, paragrafi 9 dhe 10 i Kodit Zgjedhor. “Sipas asaj që kërkohej në letër, por edhe konform detyrimit që e përcakton Kodi Zgjedhor, ne e kemi njoftuar kryetarin e Kuvendit se kandidati ynë për anëtar të KSHZ-së është z. Abdush Demiri, ndërsa unë – si koordinatore – ia kam nisur kryetarit të Kuvendit edhe një letër, në të cilën ia kam rikujtuar se partitë e vetme opozitare sipas definicionit të nenit 2, paragrafi 10, i Kodit Zgjedhor, janë AlternAtivA dhe Lëvizja Besa, si parti që kanë dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare.

Me këtë rast ia kam tërhequr vërejtjen që të pushojë me lojërat e ulëta për ta sabotuar një të drejtë ligjore që i takon opozitës shqiptare, se le që nuk i ka hije as atij, për shkak të pozicionit që e ka dhe pozicionit që e synon, por ky është edhe një turp për demokracinë dhe, në përgjithësi, për pluralizmin politik.”, deklaroi koordinatorja e grupit parlamentar të LEN-it, Safije Sadiki Shaini.

Ajo tha se e njoftojnë opinionin se kandidati i tyre për anëtar të KSHZ-së është Abdush Demiri, ndërsa ka kërkuar nga kryetari i kuvendit që të ndalojë me sabotimet.

“Që këtu dëshiroj të kërkoj mbështetje edhe nga aleatët tanë ndërkombëtarë, veçmas na misioni OSBE-ODIHR, Misioni i BE-së në Shkup, si dhe Ambasada e SHBA-së, që të marrin masa për të garantuar zgjedhje të drejta dhe demokratike. Nëse ky sabotim vazhdon dhe ky anëtar i KSHZ-së i jepet ndonjë partie satelite, që e ka formuar BDI-ja së fundi ose kjo zgjedhje sabotohet që vendi i anëtarit tonë të mbetet vakant, atëherë le t’ia ndalojnë opozitës pjesëmarrjen në zgjedhje njësoj siç bënte Jugosllavia e JNA-së së z. Xhaferi. Por, nëse thonë se e kanë pranuar demokracinë, duhet të mësohen se Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka Kod Zgjedhor që e përcakton se si krijohet përbërja e tij me anëtarë të partive të pozitës dhe të opozitës”, ka thënë Shaini.

Mos e humb

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit

Më shumë nga kategoria

IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_6555
Prezantimi i projektit për stadiumin e Tetovës/ Tribuna më e zjarrtë “Marshin Beqiri” do jetë aty!
IMG_6507
Liverpool organizoi iftar për tifozët – Ezani jehoi në “Anfield” (VIDEO)
IMG_6057
Dhëndrri i Kosovës i shënon Bayernit, Loredana e përshëndet me zemër nga tribunat
xhaka-1-2048x1365
Granit Xhaka, mbreti i pasimeve në Evropë
IMG_6034
Skandal në Maqedoni - 7 klube nën hetim për trukim të ndeshjeve!
IMG_7828
Kovaçevski: Fronti Evropian nuk bëhet pa flamuj të BE-së?!
IMG_7829
Taravari: VLEN i vetmi opsion shqiptar më 8 maj, ndryshimi po vjen
IMG_7830
Ali Ahmeti: Për BDI-në në opozitë nuk vendos Mickoski – por qytetarët!
IMG_7822
Gir: Rrethi i parë i zgjedhjeve kaloi në përgjithësi në atmosferë të qetë dhe demokratike
IMG_7820
Kasami: Krah për krah me qytetarët për Ndryshimin që VLEN
IMG_7816
Ëndrra e Serbisë, bëhet realitet për Kroacinë! Arrijnë në Zagreb avionët luftarakë “Rafale”

DIASPORA