Lajme

Maqedonia ka krizë infermieresh, shoqatat e mjekëve alarmojnë për ikje masive

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 8, 2023, 02:02

Maqedonia ka nevojë për dyfishin e infermierëve se sa janë për momentin. Duke komentuar deklaratën e kreut të shoqatës së mjekëve se për 10 vitet e fundit kanë ikur 2000 mjekë, Ministri i Shëndetësisë tha se pavarësisht se ikja e mjekëve është shqetësuese, kohës së fundit vërehet një rënie e këtij trendi.

“Me numër të mjekëve nuk ngecim shumë mbrapa, jemi afër. Më tepër ngecim me motrat, motrat medicinale realisht duhet të jenë në numër dyfish më të madh nga ajo që ne për momentin disponojmë. Si ministri e Shëndetësisë jemi në kontakt të vazhdueshëm me Fakultetin e mjekësisë në Shkup, Tetovë dhe Shtip.

Për të krijuar kuadro të reja ne kemi punuar më tepër, intensivisht me të tre Fakultetet për të rritur kapacitetin dhe për të ju mundësuar specializime, siç e dini kemi mundësuar 8 speciailizime në UT që të mund të krijojmë kapacitete të reja dhe mjek të rinj specialist në 8 lëmi të ndryshme”, deklaroi Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Ndërsa të dhënat zyrtare të Odës së Mjekëve të cilat janë relevante, flasin se numri i licencave aktive të mjekëve në vend për momentin është 9,643.

 

“Oda e Mjekëve nuk ka të dhëna relevante rreth ikjes së mjekëve. Por edhe pa pasur të dhëna precize mbi ikjen e mjekëve, edhe tek ne e qartë është trendi I shpërnguljes së mjekëve jashtë vendit. Potencojmë se mbajtja e mjekëve të rinj Brenda shtetit tonë është prioritet nëse duam ta mbajmë të gjallë sistemin tonë shëndetësor. Që mjekët tanë të rinj të qëndrojnë brenda Maqedonisë është e rëndësishme të ju sigurohet vlerësim real i punës, mundësi për edukim si dhe lehtësime në hapjen e ordinancave private, subvencionim dhe punësime”, thonë nga Oda e Mjekëve.

Vetëm nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë dhjetë viteve e fundit kanë ikur 2000 mjekë, nga 7,400 anëtarë sa ka pasur kjo shoqatë, kanë ngelur vetëm 5,400. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_3803
Pacientja në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup thotë se është sulmuar nga mjeku! MPB: Edhe mjeku thotë se e ka sulmuar pacientja
IMG_3801
Murtezani: Nga pala bullgare kanë ardhur mesazhe se janë të gatshëm për dialog
IMG_3794
Disa qen endacak e kanë ndjekur gjermanin në rrugën e Banjës në Tetovë, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore
IMG_3792
Fronti Europian kërkon zgjedhje të parakohshme! Bexheti: VLEN të frikësuar, shërbëtorë ishin dhe të tillë mbesin!
IMG_3790
Kallëzim penal ndaj të riut nga Shkupi, Policia: I kemi gjetur pushkë automatike AK-47
IMG_3789
Dy herë në ditë do të mund të udhëtoni me tren në relacionin Shkup-Kumanovë dhe anasjelltas