Kosove

Mediat në Kosovë: Personi i vrarë në Prishtinë ishte i dyshuar për vrasjen e dyfishtë afër Kalasë në Shkup

June 15, 2023, 12:06

Disa media në Kosovë raportojnë se personi që është vrarë mbrëmjen e djeshme në Prishtinë është identifikuar si Blerim Daci. Portali IndeksOnline shkruan se Daci ka qenë i dyshuar për vrasjen e dyfishtë më 6 mars të këtij viti përballë Kalasë së Shkupit, respektivisht vrasjes në “Shisha Bar”, ku jetën humbi Enes Iseni dhe Jeton Krivanjeva.

“Blerim Daci është ekzekutuar pasditen e djeshme në Prishtinë në rrethana ende misterioze. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Daci ishte si i dyshuar për vrasjen te kalaja në Shkup që ndodhi tre muaj më parë”, shkruan Indeksonline.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “C” në kryeqytetin e Kosovës.

Policia e Kosovës raportoi se rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është gjetur i djegur automjeti i autorëve të krimit, me të cilin dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Prishtinë 14.06.2023 – 20:00. Raportohet se i/të dyshuar deri më tani i pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se në një veturë me targa të Republikës së Maqedonisë Veriore, është një person, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se peroni i cili ishte në veturë është pa shenja jete.

Rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është hasur një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, njoftoi Policia.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
Halil-Snopce
Snopçe: Ja kush është e përbashkëta e të gjitha fatkeqësive të fundit në Maqedoni
IMG_9417
“Ne agjërojmë SHQIP”, Tolaj: “Nuk dëgjojmë ilahi ARABE…”
IMG_9403
Babai i Vedatit: Për dy minuta ma mbytën djalin! Në Spitalin e Kumanovës ndërhyri Prokuroria dhe policia
IMG_9398
Toshkovski: Për 11 persona është caktuar paraburgim për vepra të rënda kundër sigurisë, tre për shkak punës së pakujdesshme!
IMG_9390
Erdogan për sulmin në Gaza: Politikat e genocidit të Netanyahut duhet të ndalojnë
IMG_9386
Viktimat e tragjedisë në Koçan do të varrosen të enjten