Mexhiti: Ahmeti të deklarohet kush është lider ...

Mexhiti: Ahmeti të deklarohet kush është lider i BDI-së, ai apo Artan Grubi?

Autori

Autori

Portali Tetova

March 9, 2023, 09:03

Nënkryetari i BDI-së dhe njëri nga udhëheqësit e “Grupit të Zjarrit”, Izet Mexhiti ka kërkuar që lideri i partisë Ali Ahmeti të thotë publikisht nëse ai është kryetar i partisë apo zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Kjo vjen pasi Ahmeti emëroi shefin e diplomacisë, Bujar Osmanin, koordinator të politikave në degën e Çairit, ku kryetar është Mexhiti, dhe pas njoftimit të Grubit se do të vijojnë zgjedhjet e brendshme partiake në degën Çair dhe Saraj.

“Nëse Ahmeti dëshiron të më largojë mua, para se ta emërojnë Osmanin, duhet të më shkarkojnë fillimisht, e më pas të caktojnë një ushtrues detyre të kryetarit të Degës së Çairit. Shkarkimet dhe revanshizmi nuk ishin karakteristika të BDI-së”, deklaroi Mexhiti për gazetën “Sloboden Pecat”.

“Do të presim që të deklarohet kryetari de jure (Ali Ahmeti), sepse deri tani është deklaruar kryetari de fakto (Artan Grubi). Nëse ia delegon këto kompetenca Artanit, Ahmeti duhet ta thotë publikisht.

 

Nuk e di se si Ahmeti lejon Grubin që partinë ta trajtojë si tezgë. Artani tregon se kush do të jetë koordinatori i politikave të degës së Çairit, kur do të ketë zgjedhje të degës, kur do të mbahet Kongresi. Ai thotë se ai që ka hyrë dje në parti ka lobuar për mua tek Ahmeti dhe unë kam 20 vite në BDI.

Ka lobuar që unë të bëhem kryetar dege dhe deputet?! Kjo tashmë është tragjikomike. Me këtë ose Grubi dëshiron të thotë se është de facto kryetar i BDI-së ose është jashtëzakonisht joserioze dhe dëshiron të na bëjë të qeshim, si me videon me futbollin si antistres për ministrat. Është një gjë e çuditshme, por ia vlen të analizohet”, theksoi Mexhiti për “Sloboden Pecat”.

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
haland
Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA