Ministria e Shëndetësisë prezantoi aplikacionin “Shëndeti im” e cila u mundëson qytetarëve të kenë qasje në të dhënat personale shëndetësore.
Aplikacioni mundëson informacione mbi analizat diagnostike, udhëzimet për ekzaminime të specializuara, vaksinat dhe certifikatat e vaksinimit dhe informacione të tjera në formën e një dosje shëndetësore personale.
Përfaqësuesit e sistemit elektronik “Termini im” thanë se në të ardhmen do të futen dhe të dhëna shtesë lidhur me vaksinimin e rregullt, i cili është në kalendarin e imunizimit si dhe vaksinave tjera shtesë.
“Të dhënat merren nga sistemi elektronik “Termini im” i cili këtë vit mbush 10 vjet. “Shëndeti im” është në tre gjuhë shqip, maqedonisht dhe anglisht.
Aplikacioni ka qasje interaktive të thjeshtë përdorimi, dhe mund të zbritet si në celular ashtu dhe në versionin desktop.
Qëllim ynë është që aplikacionin ta mbindërtojmë, në sistemin “Termini im” evidentohen të gjitha vaksinat e kalendarit të rregullt të imunizimit te fëmijët parashkollor dhe shkollor. Së shpejti do t’i evidentojmë dhe të gjitha vaksinat e tjera shtesë në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare”, deklaroi Zhaklina Cagaroska, Drejtoria për shëndetësi elektronike.