Lajme

MPJ: Dy studentë nga Maqedonia janë lënduar si pasojë e tërmetit në Turqi

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 6, 2023, 12:02

Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Ambasadës së saj në Ankara dhe Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll, po ndjek nga afër situatën në Turqinë juglindore pas tërmetit të fortë mëngjesin e sotëm, dhe raporton vazhdimisht për situatën në zonat e rrezikuara.

Informacionet nga terreni tregojnë për një tërmet jashtëzakonisht të fortë me pasoja të mëdha për jetën e njerëzve të gjetur në rajonin e prekur; një numër i madh viktimash që i kalon disa qindra qytetarë, një numër i madh i të lënduarve si dhe dëme të rënda materiale që e komplikojnë situatën në terren.

Përfaqësitë tona pasi u informuan, kontaktuan nëntë nga qytetarët tanë që ndodhen në rajonin e goditur nga tërmeti. Bëhet fjalë për tetë studentë dhe një mentor/mësues të tyre, të cilët po qëndrojnë në Republikën e Turqisë përmes programit “Erasmus Plus”.

Si pasojë e tërmetit, dy nga nxënësit kanë pësuar lëndime fizike: një student ka lëndime më të rënda – frakturë që aktualisht është në kujdes nga personeli mjekësor, duke u rikuperuar – ndërsa nxënësi i dytë ka lëndime të lehta. Asnjë nga studentët dhe mentori nuk janë në rrezik.

 

Deri më tani nuk ka asnjë informacion për shtetas të tjerë tanë që janë në rrezik, apo që kanë nevojë për ndihmë, por përfaqësitë tona mbeten në komunikim të vazhdueshëm si me institucionet kompetente të Turqisë ashtu edhe me qytetarët tanë të cilët janë të informuar për situatën në terren.

Pas instruksionit të MPJ-së, tashmë në rajon është dërguar një diplomat nga Ambasada në Ankara për të ndihmuar në evakuimin e studentëve nga qyteti Kahraman Marash, si dhe për të siguruar informacione direkt nga terreni, në zonat më të goditura.

Shfrytëzojmë rastin të theksojmë edhe një herë se misionet tona diplomatike në Turqi janë në dispozicion 24 orë në ditë për të gjitha pyetjet e mundshme, në numrat e telefonit: +905394569710 në Ankara, +905456149777 në Stamboll dhe + SOS telefon i MPJ-së në Shkup, 38975273732

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_9887
E fundit/ Aksidenti i rëndë - Nxirret nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë
IMG_9868
Tetovë, babai vret të birin
IMG_9854
Aksidenti në Saraj, nxirret nga vetura një fëmijë 5 vjeçar (Video)
IMG_9841
Aksident në rrugën Rashçe-Saraj, automjeti bie në lumin Vardar
IMG_9551
Njihuni me Ibrahim Kolari nga Dibra e madhe, Biznesmeni dhe filantropisti, aktivist i shquar i diasporës dhe i kombit shqiptar i cili jeton dhe vepron në SHBA
IMG_9836
Mjegulla “paralizoi” Aeroportin e Shkupit! Aeroplanët rrotulloheshin mbi Shkup, disa riorientohen në shtetet fqinje