Mungesa e reshjeve të shiut dhe borës mund të k...

Mungesa e reshjeve të shiut dhe borës mund të ketë pasoja për bujqit

Autori

Autori

Portali Tetova

January 16, 2023, 02:01

Shfrytëzimi intensiv i ujërave dhe mungesa e reshjeve të borës dhe shiut nuk premton pranverë të mirë për bujqësinë, thonë njohësit e rrethanave hidrobiologjike. Ata kërkojnë që uji të shfrytëzohet në mënyrë sa më racionale.

“Në mënyrë shtesë këtu ndodhi që dimri të jetë shumë i varfër në aspekt të reshjeve të borës dhe tani nëse e marrim parasysh edhe këtë faktor, të mos ketë mbushje të maleve me ujë, në gjendje të fortë, tani mbetet të shpresojmë në një pranverë të pasur me reshje të shiut dhe me borë eventuale në shkurt.

Në një situatë të tillë mbetet të ulet përdorimi I ujit sa më shumë të jetë e mundur, pasi tani ato janë në minimum të akumulimeve dhe të njëjtat do të na duhen për ujitje të sipërfaqeve bujqësore në periudhën e verës”, deklaroi Ivan Radovski, profesor.

Radovski një ndër faktorët që ka ndikuar në uljen e nivelit të ujërave është edhe stimulimi për prodhimin e energjisë elektrike.

 

“Vjeshta ishte e pasur me reshje, tetori dhe nëntori ishin të pasura me shi dhe ai ujë në pjesën më të madhe u harxhua në akumulimet për prodhim të energjisë elektrike, prandaj gjendja është kështu si është me liqenin e Tikveshit. Ajo nuk është për shkak të temperaturave shumë të larta, por kjo është për shkak të shfrytëzimit të ujërave kur ato janë më të nevojshme në kushte kur energjia elektrike është shumë e shtrenjtë, prandaj edhe prodhimtaria e të gjitha kapaciteteve të burimeve energjetike ishte e stimuluar”, tha Ivan Radovski, profesor.

Sipas të dhënave të entit hidrometeorologjik, dhjetori i vitit 2022 në Maqedoninë e Veriut, ishte për 3,4 gradë Celsius më i lartë se mesatarja e dhjetë viteve të fundit. /Alsat.mk

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA