Ndahet nga jeta profesor Milaim Fejziu

Ndahet nga jeta profesor Milaim Fejziu

Autori

Autori

Portali Tetova

February 27, 2023, 08:02

Në moshën 77 vjeçare ka ndërruar jetë profesor Milaim Fejziu, kryetari i parë i senatit të Universitetit të Tetovës

“Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të profesor Milaim Fejziut na trondi thellë.Të pikëlluar për humbjen e profesorit, mikut tonë, vëllaut tonë, atdhetarit, ikonës së arsimit sipëror në Maqedoninë e Veriut – thmeluesit të Universitetit të Tetovë,

veprimtarit, aktivistit, nënkryetarit të Lidhjes Shqiptare në Botë, Kryetarit të Shoqatës për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoni të ndjerit prof Milaim Fejziu”, shkruan Shpend Bajrami, kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë – Kuvendi për Maqedoninë e Veriut.

E nderuar familja Fejziu, vijon kumtimi, pranoni ngushëllimet e sinqerta nga unë personalisht si Kryetar dhe nga Kryesia e Lidhjes Shqiptare në Botë – Kuvendi për Maqedoninë e Veriut!

“Profesor Milaim Fejziu, miku ynë i dashur u prehtë në paqe! I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, shkruan Bajrami.

 

Profesori universitar Milaim Fejziu që nga themelimi i Universitet të Tetovë e deri në vitin 2001, ka qenë si kryetari parë i senatit të këtij universiteti.

Po ashtu, nga viti 1990 deri në vitin 2002 ka ushtruar postin e kryetarit të Forumit për të drejtat e njeriut.

Pas pluralizmit politik në vend, Milaim Fejziu ka qenë i angazhuar në politikë në Bashkimin Demokratik Kombëtar të Hysni Shaqirit, si sekretar i partisë për marrëdhënie me jashtë.

Libri “Themelimi i Universitetit të Tetovës”, mban autorsinë e tij dhe u promovua në prill të vitit 2018 në po këtë tempull të diturisë.

Në vitin 2017 u shpall qytetar nderi i komunës së Gostivarit nga kryetari i atëhershëm Nevzat Bejta.

 

Ka qenë drejtpërdrejt i angazhuar edhe në asociacionin kombëtar, Lidhja Shqiptare në Botë dhe shumë aktivitete dhe organizimet të tjera sociale dhe kombëtare.

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
haland
Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja
laporta
Laporta mes lotësh pas akuzave për korrupsion ndaj Barçës
guardiola
Guardiola: Nuk jam trajneri i Realit që të premtoj Champions
IMG-20230928-WA0023
Bekim Sali me fakt shpartallon ministrin Lloga: Deputetët e ASH-së duke qenë në opozitë kanë votuar për ndryshimet në Kodin Penal!
received_3518041755177943
Miratohet plani urbanistik për fshatin Xhepçisht
Испис за лого на ДЛ
Vetëm Lotaria shtetërore mund të garantojë organizim të lojërave të fatit me përgjegjësi dhe të kontrolluara
96C1CD6B-2DF6-4C46-A134-B0A5E8B32562-1152x1536.jpeg
Kasami në varrimin e policit Afrim Bunjaku: Lavdi heroit më të ri të kombit
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion

DIASPORA