Në vend që Ministria e Arsimit të furnizoj me libra shkollat në Tetovë, një gjë të tillë po e bën vet kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Gjatë këtyre ditëve në shkollat fillore dhe të mesme të cilat gravitojnë në Komunën e Tetovës, Kasami ka njoftuar se ka furnizuar bibliotekat e shkollave me mbi 10.000 libra të ndryshëm të letërsisë shqipe.
“Autor të ndryshëm, të cilët janë pasuri të letërsisë sonë. E, gjithë kjo shërben për stimulimin dhe nxitjen e nxënësve që të lexojnë sa më shumë, pasi vetëm kështu shtrojmë rrugën e diturisë drejt një të ardhme të ndritur”, ka shkruar Kasami në rrjetin social Facebook.