Lajme

Qeveria e Maqedonisë bën “ngrirjen” e çmimeve të pastave dhe prodhimeve të qumështit

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

March 10, 2023, 12:03

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për “ngrirjen” e pastave dhe prodhimeve të qumështit për 15% respektivisht 10%.

Gjithashtu hiqen edhe detyrimet doganore për importin e këtyre produkteve për periudhën nga 13 Marsi deri më 31 Maj 2023.

Ky vendim do të zbatohet nga 16 Marsi deri më 31 Maj të këtij viti.

Për 8 deri 9 denarë do të ulet çmimi i makaronave dhe shpagetave kurse për 10% çmimet e prodhimeve të qumështit. Në këtë kategori, sic njofton KlanM, hyjnë qumështi me yndyrë prej 2.8%, 3.2% dhe 3.5%, gjiza, djathi i bardhë, djathi i përzier, kaçkavalli i lopës, jogurti, salca e kosit. Çmimet më të larta të këtyre produkteve vërtetohen me nivelin e çmimeve që janë zbatuar më 1 Mars 2023 në tregtinë me pakicë.

“Çmimet e 1 Marsit janë referencë për uljen. Për shembull, nëse çmimi më 1 Mars ka qenë 80 denarë, më 16 Mars maksimalisht duhet të jetë 72 denarë, që është ulje për 10%. Besoj se ka kompani të këtilla që kanë përgjegjësi shoqërore dhe kanë hapësirë t`i ulin profitet e tyre dhe lirojnë çmimet” – tha Kreshnik Bekteshi.

 

Kryeministri Dimitar Kovaçevskiu ka përsëritur se nuk është koha për bollëk dhe se kompanitë kanë marrë ndihma financiare dhe rrymë të subvencionuar që të amortizohen pasojat e krizës ekonomiko-energjetike.

“Gjatë periudhës së kaluar Qeveria ndërmori mekanizma që t`u del në ndihmë qytetarëve, bizneseve dhe kompanive. 5% e BPV-së për përballjen me krizat është më e larta në rajon. Kemi ndihmuar kompanitë me para dhe subvencione për rrymën. Po e përsëris, nuk është koha për bollëk, interesat personale duhet të lihen anash” – tha Dimitar Kovaçevski.

“Ngrirja” e çmimeve, sic percjell KlanM, mund të zgjerohet edhe tek produktet tjera. Po bëhen analiza edhe për sheqerin, vezët dhe orizin dhe nëse ka nevojë do të intervenohet edhe për këto produkte – thonë nga qeveria.

Kjo është “ngrirja e dytë e çmimeve për këtë vit. Më 28 Shkurt, Qeveria vendosi të “ngrijë” çmimin e bukës në 33 denarë.

Ndërkaq, për shkak se paraprakisht nuk kishin ulur çmimet, ishte hequr subvenicionimi respektivisht tarifa e privilegjuar e rrymës për prodhuesit e produketeve themelore të ushqimit. /KlanMacedonia/

 

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_9887
E fundit/ Aksidenti i rëndë - Nxirret nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë
IMG_9868
Tetovë, babai vret të birin
IMG_9854
Aksidenti në Saraj, nxirret nga vetura një fëmijë 5 vjeçar (Video)
IMG_9841
Aksident në rrugën Rashçe-Saraj, automjeti bie në lumin Vardar
IMG_9551
Njihuni me Ibrahim Kolari nga Dibra e madhe, Biznesmeni dhe filantropisti, aktivist i shquar i diasporës dhe i kombit shqiptar i cili jeton dhe vepron në SHBA
IMG_9836
Mjegulla “paralizoi” Aeroportin e Shkupit! Aeroplanët rrotulloheshin mbi Shkup, disa riorientohen në shtetet fqinje