Qytetarët e Maqedonisë jetojnë mesatarisht 75 ...

Qytetarët e Maqedonisë jetojnë mesatarisht 75 vite

Autori

Autori

Portali Tetova

March 17, 2023, 01:03

Sipas Indeksit të ri të jetëgjatësisë mesatare në korniza botërore, të publikuar nga Kombet e Bashkuara, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mesatarisht jetojnë 75,26 vite. Për burrat veçanërisht, ai numër është 73,1 vite, ndërsa gratë mesatarisht jetojnë 77,47 vite.

Për krahasim, janë cekur edhe të dhëna nga hulumtimi dhe statistika e Bankës botërore. Sipas kësaj liste, jetëgjatësia mesatare e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut është 74 vite, e qytetareve – 78, gjithsej – 76 vite.

Hulumtimet tregojnë se jetëgjatësia bazohet në tre faktorë kryesor dhe themelor – gjenetika, gjinia dhe mënyra e jetesës. Më pas merren parasysh edhe komponentë si higjiena, të ushqyerit, kultura, zgjehdja e profesionit, veset, ushtrimet, qasja drejt mbrojtjes cilësore shëdnetësore, e madhe edhe shkallët e kriminalitetit.

Sipas KB-së, mesatarja botërore në pikëpamje të jetëgjatësisë përfundimisht me vitin 2023 ishte 70,8 vite për burra dhe 76,0 vite për gratë, gjithsej – 73,4 vite.

Jetëgjatësia e pritur dukshëm dallon varësisht nga rajoni, si dhe nga vendi ], kështu që këtë vit, 2023, ato shifra lëvizin nga niveli më i ulët prej 57,7 vite në Afrikën veriore deri tek më i larti prej 82,7 vite në Evropën Perëndimore.

Shikuar në përjgithësi, jetëgjatësia e pritur ka prag më të lartë. Mes vitit 2000 dhe vitit 2016, jetëgjatësia e pritur u rrit për 5,5 vite në nivel botëror, me theks në rritje prej 10 viteve në pjesë të veçanta të Afrikës. Këto njohuri për këtë rritje lidhur me “kontinentin më të ngrohtë” i konfirmojnë edhe raportet e Organizatës botërore të shëndetësisë.

Në listën e vendeve me jetëgjatësi më të lartë, sipas KB-së janë Monako (87,01 vite), Hong-Kongu (85,83), Makao (85,51), Japonia (84,95), Lihtenshtajni (84,77), Zvicra (84,38), Singapori (84,27), Italia (84,2), Vatikani (84,16), Koreja e Veriut (84,14)
Jetëgjatësi më të ulët kanë banorët e Çadit (53,68 vite), Nigerisë (53,87 vite), Lesotos (54,91), Republikës Qendrore Afrikane (55,48), Sudanit Jugor (56,51), Somalisë (57,35), Esvatini (57,71), Namibisë (59,93), Guinesë (59,55), Malit (69,03 vite).

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, janë diku në mesin e kësaj liste.

 

Nga fqinjësia jonë më e afërt, jetëgjatësia në Serbi është 75,12 vite, në Shqipëri – 78,06 vite, Bullgari – 72,84, Greqi – 82, në Bosnjë e Hercegovinë është 76,18 vite, Kroaci – 79,4, ndërsa në Mal të Zi është 77,78 vite.

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA